E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakroi gruan, në burg autori

GJIROKASTER - Burg pa afat ka vendosur Shkalla e Parë e gjyqësorit të Gjirokastrës për autorin e vrasjes së të shoqes Halil Roshi, në fshatin Valare të premten e shkuar. 

Në fillim kreu i trupit gjykues ka marrë në shqyrtim provat e dhëna nga prokurori i çështjes për ngjarjen, kur 53-vjeçari masakroi me një daltë guri gruan e tij 43-vjeçare, Donika Roshi, në dhomën e gjumit. Prokurori i çështjes ka kërkuar nga kryesuesi i seancës gjyqësore masën e arrestit burg pa afat, pasi vrasja e ndodhur ndaj gruas sipas tij ka qenë tërësisht akt i paramenduar dhe kjo përbën vepër të pastër penale të vrasjes. Avokati mbrojtës i Halilit i pajtuar nga shteti ka kërkuar nga trupi gjykues përshpejtim të procedurave për një gjykim të shpejtë duke përfituar rrjedhimisht edhe uljen e 1/3 të masës së dënimit për klientin e tij.                              p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›