Qumështi i trotuareve hidhet në lumë
FIER - Policia Bashkiake e Fierit bëri dje një kontroll, duke ndaluar shitjen e qumështit në rrugë në mënyrë ambulante.
Më shumë se 130 litra qumësht janë derdhur në ujërat e lumit Gjanicë, pasi shitësit e tyre nuk posedonin asnjë dokument që vërtetonte prejardhjen e produkteve dhe aq më tepër cilësinë e tyre. Tregtarët e qumështit shprehen se, ky veprim është e padrejtë, pasi me këtë tregti ata mbajnë familjet e tyre. Ata pohojnë se, me këtë punë mbajnë familjet e tyre pasi nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Ndërsa bashkiakët pohuan në lidhje me këtë aksion se, do ta çojnë deri në fund urdhrin që ata kanë marrë pasi nuk mund të lejohet shitja e qumështit në kushte të tilla skandaloze, duke rrezikuar jetën e konsumatorit. Shefja e zyrës së veterinarisë në bashki, Luiza Strati, u shpreh se, qumështi që shitet në mënyrë ambulante rrezikon konsumatorët. m.r