E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masaro: “Shqipëria, tani atdheu im i dytë”



Daniele Masaro, ish-sulmuesit i njohur i Milanit dhe i Kombëtarës italiane, tashmë në detyrën e përgjegjësit të Marrëdhënieve me Publikun te Milani, “Il clubo piu titolato nel mondo” (klubi me më shumë trofe në botë) foli gati me tone patriotike. “Shqipëria është shndërruar për mua si një atdhe i dytë, e Tirana si një shtëpi e dytë. Jemi këtu në Shqipëri, pasi besojmë fort në potencialin e këtij vendi në botën e futbollit”, - tha Masaro, babai të cilit ka qenë gjatë Luftës së Dytë Botërore një ushtar i burgosur në Shqipëri. Fakt, që Masaro e kujton shpesh, madje ka theksuar se babai i tij i ka folur me dashuri për Shqipërinë.
“Fëmijët që do të frekuentojnë ‘Milan Junior Camp’ do të kenë mundësinë të stërviten duke përdorur medotat e stafit teknik zyrtar të MIlanit. Për mua ky është një projekt i madh në Shqipëri, është një realitet i bukur. Madje, dua të kujtoj se familja Taçi i ka sjellë fat Milanit. Ishin të pranishëm në ndeshjen Milano-Torino dhe fituam 5-1”, - përfundoi ish-golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve të vitit 1994.

Ideja e Silvio Berlukonit

Sipas presidentit të kompanisë “Taçi Oil”, Rezart Taçi, ideja për të organizuar aktivitetin “Milan Junior Camp” edhe në Tiranë ka qenë e presidentit të Milanit, Silvio Berluskoni. Gjatë bisedës me kryeministrin e Italisë, ky i fundit i kishte thënë se do të donte që të shtrinte projektin “Milan Junior Camp” edhe në Shqipëri, por për këtë i nevojitej një sponsor i fuqishëm. I menjëhershëm ishte reagimi nga ana e drejtuesit më të lartë të “Taçi Oil”, i cili u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me klubin milanez.

Ronaldinjo e Sheva në Tiranë

Trofeu “Taçi Oil Albania Reads” solli për herë të parë në Shqipëri një nga ekipet më të dashura të sportdashësve shqiptarë. Në impiantin ndërkombëtar shqiptar “Qemal Stafa” ishin jo pak, por dy fitues të “Topit të artë”, ukrainasi Shevçenko e brazilianin Ronaldinjo. Në superlistën kuqezi ishin edhe tre kampionë bote me Italinë: Alesandro Nesta, Filipo Inzagi e Andrea Pirlo, por dhe dy kampionë bote me Brazilin, Ronaldinjo e Dida. Me 17-herë kampionët e Italisë ishte edhe i vetmi lojtar në botë, i cili ka mundur të fitojë tre trofe të Ligës së Kampioneve me tre skuadra të ndryshme, holandezi Klarens Sedorf.

E bujshme, Tirana mund Milanin

Tirana fitoi 2-1 kundër Milanit të madh, falë golave të Daniel Xhafës e Gjergji Muzakës, ndërsa për Milanin golin e nderit e shënoi Ronaldinjo në fundin e takimit. Tirana, që drjetohej atëherë nga trajneri boshnajko-kroat Bllazh Slishkoviç fitoi kështu trofeun e parë “Taçi Oil Albania Reads”.

23 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›