Sekretet e kuqezinjve për fëmijët shqiptarë
Sipas Françska Pietras, përgjegjëse e projektit “Milan Junior Camp” gjatë këtij viti do të marrin pjesë 15 mijë fëmijë nëpër kampingjet e 37 vendeve të botës të organizuar nga Milani.
“Kampingu këtë vit do të zhvillohet nga data 6 korrik deri më 10 korrik në Tiranë. Në këtë kamping do të marrin pjesë fëmijë nga mosha 8 deri në 16 vjeç dhe që dëshirojnë të mësojnë sekretet e futbollit milanist”, - tha Marko Skembri, drejtori i përgjithshëm i “Ëorld Camp”, pranë Milanit. “Pjesa më e madhe e aktivitetit do të zhvillohet në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ e kompleksin ‘Dinamo’ dhe në ambiente të tjera të ofruara në bashkëpunim më Federatën Shqiptare të Futbollit.
“Brenda 1 viti e gjysmë ne realizuam së bashku projekte të rëndësishme. Organizuam kampingun “Milan Junior Camp”, sollëm skuadrën e parë për të zhvilluar një ndeshje miqësore në ‘Qemal Stafa’. Besojmë shumë se dhe këtë vit do të bëjmë të njëjtën gjë, t’u ofrojmë fëmijëve mundësinë për të veshur fanellën e Milanit. Pesë më të mirët e “Milan Junior Camp Tirana” do të ftohen në Milano për të dhënë një provë të talentit të tyre”, - tha Skembri.
I pyetur nga gazeta “Albania” në lidhje me fëmijët që u përzgjodhën vitin e kaluar dhe se çdo të bëhej në lidhjen me të ardhmen e tyre, Marko Skembri tha: “Në i ftuam ata në ‘San Siro’ ku ata patën mundësinë të jenë së bashku me disa qindra djem të tjerë nga e gjithë bota. Mbaj mend se njëri prej fëmijëve shqiptarë ishte shumë i talentuar (Andriko Gurma). Pa dyshim, që atyre, duke qenë në një moshë të vogël u duhet të punojnë shumë, por ne do të ndjekim ecurinë e tyre edhe këtë vit, e natyrisht që do të vijë koha që ndoshta edhe ndonjëri prej tyre të jetë pjesë e Milanit”.
23 Prill 2009