Masat antikrizë, BE-ja vendos të ulë taksat dhe normën bazë të interesit për euron
Taksat për bankat dhe ekonominë në BE ulen me 0.75 për qind. BQE vendosi të ulë normën e interesit në 2.5 për qind
Bashkimi Europian ka filluar ta marrë seriozisht krizën ekonomike botërore, pjesë e së cilës është bërë tashmë edhe ekonomia në eurozonë. Dje, në mbledhjen e radhës së Këshillit të Europës dhe më pas edhe në atë të krerëve të Bankës Qendrore të Europës, janë marrë disa vendime mjaft të rëndësishme që kishin të bënin me reduktimin e vlerës së disa taksave të përbashkëta të BE-së si dhe me uljen e normës bazë të interesit të monedhës së përbashkët europiane, euros. Kështu, ministrat e Financave të vendeve të BE-së ranë dakord dje që të reduktojnë disa prej taksave kryesore të përbashkëta me 0.75 për qind, ose me rreth 75 pikë bazë. E njëjta gjë u pasua më tej edhe nga Banka Qendrore Europiane, e cila uli menjëherë taksat e saj të shërbimeve si taksën për operacionet e rifinancimit principal, të cilën e uli nga 3.25 në 2.50 për qind, që ishte ulja më e madhe që prej dy viteve. Ulje kanë pësuar edhe taksat e tjera, si ajo për borxhet marxhinale, që zbriti në 3 nga 3,75 për qind, ndërsa taksa për depozitat “overnight” u ul në 2 nga 2.75 për qind. Ndërkohë, BQE-ja ra dakord për të ulur normën e interesit me 2.5 për qind për vendet që përdorin monedhën e përbashkët. Kjo është një ulje rekord, njofton BBC-ja. Analistët e kishin parashikuar një veprim të tillë, pas recesionit në të cilin u zhyt eurozona. Përpara vendimit të guvernatorëve, ishte Banka Qendrore Suedeze që e uli me 2 për qind normën e interesit. Ndërkohë që edhe Banka e Anglisë njoftoi se uli normën e interesit me 2 për qind.
Reagimi i bursave
Bursat europiane iu përgjigjën pozitivisht dje uljeve të normës bazë të interesit të euros dhe reduktimit të disa taksave të përbashkëta në eurozonë. Bursa e Parisit rifitoi 2,37 për qind gjatë tregtimit të aksioneve, ajo e Frankfurtit fitoi 2,47 për qind dhe ajo e Londrës l,47 për qind. Ndërkohë, vendet kryesore të ekonomisë së eurozonës, si Gjermania, Franca, Britania dhe Italia, kanë vijuar dje me marrjen e masave përkatëse për planet e daljes nga kriza. Kështu, dje Bundestagu gjerman diskutoi për miratimin e paketës së shpëtimit prej rreth 31 miliardë eurosh. Plani do t’u vijë në ndihmë kompanive në vështirësi, të cilat duhet para së gjithash të sigurojnë investimet, kursimet private dhe vendet e punës. Ndërkohë, presidenti francez, Nikola Sarkozi, ka bërë publik planin prej mbi 26 miliardë eurosh për kapërcimin e krizës financiare të vendit të tij. Edhe në Francë industritë e automjeteve dhe të ndërtimit janë më të rrezikuarat. Në këto dy sektorë janë të punësuar mbi 4 milionë francezë. Nga ana tjetër, nafta vazhdon të zbresë në rekorde historike. Pasi zbriti nën 46 dollarë për fuçi një ditë më parë në bursën e Nju Jorkut, analistët parashikojnë se “ari i zi” do të tregtohet nën 40 dollarë/fuçia në fund të javës. Pas miratimit të planit 200 miliardësh duket se Bashkimi Europian u ka hapur rrugën edhe nismave të tjera për të përballuar krizën ekonomike në eurozonë. Plani, që është i ndarë në 10 pika kryesore, parashikon një ulje taksash dhe investime të fokusuara në industrinë e ndërtimit dhe atë të prodhimit të makinave në vlerë 170 miliardë dollarë. Ai duhet të zbatohet në të 27 vendet anëtare të bllokut që të japë rezultatet maksimale.
Raporti i OKB-së
Raporti i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara vëren se ekonomia botërore po përballet me rënien më të keqe që prej kohës së “Depresionit të madh” të viteve ‘30 dhe kjo duket e pashmangshme. Sipas raportit, pritet që prodhimi ekonomik botëror të tkurret me më shumë se 0.4 për qind në 2009-n si pasojë e krizës në vendet e zhvilluara, e veçanërisht në SHBA dhe Europë. Raporti thekson se, edhe për shkak të rritjes së lartë të popullimit në vendet e zhvilluara të ardhurat për frymë për botën si një e tërë pritet të bien gjatë vitit 2009. Raporti shton se, ekonomitë e zhvilluara kanë kryesuar uljen, por natyra e tregtisë dhe financave globale bënë që dobësimi ekonomik të përhapet më shpejtë në vendet e zhvilluara. Raporti nënvizon edhe vetëkënaqësitë rreth impaktit të krizës financiare në vendet e varfra. Ritmet e ulëta të rritjes ekonomike në vendet e varfra, do të sjellin një kthim pas në progresin e bërë në këto 5 vitet e fundit për uljen e varfërisë. Vendet në zhvillim, sipas raportit të OKB-së, po përballen me norma të larta huamarrjeje dhe rritje me të ulët eksporti. Kombet e Bashkuara bëjnë thirrje për rritje të fondeve për Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.
5 Dhjetor 2008