E Diel, 1 Nëntor 2026

Masat në Spanjë forcojnë tregjet aziatike

Masat e ashpra të Zapateros në Spanjë dhe premtimet e forta të Portugalisë për shkurtime të shpenzimeve buxhetore i rritën shpresat e investitorëve për kontroll të situatës së krisës nga evropianët. Pozitivitetit në krizën evropiane ju shtua edhe

të fitmet e mira për tremujorin e parë dhe parashikimi shumë i mirë nga IBM dhe këto ishin motivet që bursat aziatike shënuar performancë të mirë duke ju rikthyer garës për aksione me risk të lartë. Në tregjet monetare euro ka lundruar pranë nivelit më të ulët 14 mujor pasi shqetësimet për shkurtime të shpenzimeve buxhetore do të ndikojnë në zvogëlimin e mëtejshëm të masës së rritjes ekonomike të Evropës. Dyshimet mbi ecurinë afatgjatë të euros dhe shqetësimet për inflacionin ndezën edhe në sesionin e sotëm një garë të madhe për ar, dhe metali i bizhuve, regjistroi një tjetër rekord historik në sesionin aziatik duke u kuotuar në 1 mijë e 248.15 dollarë për onz. Që nga fillimi i muajit shkurt të këtij viti ari ka shtuar 20% në vlerën e vet. Spanja premtoi të mërkurën se do të ulë pagesat dhe numrin e vendeve të punës në sektorin civil ndërsa ministri i financave të Portugalisë tha se qeveria ka përcaktuar edhe zonat ku do të realizohen shkurtimet e forta të shpenzimeve buxhetore duke ofruar në këtë mënyrë garanci për investitorët se qeveritë do të zgjidhin problemet në rrënjë të tyre.

Tregjet amerikane, rezultate negative
Tregjet financiare në SHBA janë hapur në territor negativ, për shkak të krizës së borxheve të eurozonës. Ndërsa edhe miratimi i reformës financiare nga Senati ka ndikuar negativisht në tregje. Në rënie janë edhe bursat evropiane. Investitorët janë larguar nga asetet me risk të lartë një ditë, pasi Senati Amerikan miratoi me 59 vota pro dhe 39 kundër, reformën më të thellë financiare që synon të riformatojë Wall Street, për herë të parë që nga viti 1930. Kompania informatike DELL, ka publikuar rezultate tremujore më të larta se parashikimet e analistëve, por gjithsesi mazhi bruto është rritur më pak në krahasim me parashikimet. Kjo bëri që aksionet e Dell të bien menjëherë pas hapjes së Wall Street me 3,1%, në 13,87 dollarë. Marzhi rezultoi në 17,6%, ndërsa tregu priste një marzh bruto në 17,7%. Laboratori amerikan ABBOTT, do të blejë për një shumë prej 3,72 miliardë dollarë filialin farmaceutik, të laboratorit indian, Piramal Healthcare, në kuandrin e zgjerimit në tregjet emergjente. Ndërkohë edhe bursat europiane po realizojnë një sesion mjaft të dobët, duke rënë në nivelin më të ulët në 8 muajt e fundit, të ndikuara nga shqetësimet në rritje mbi borxhet e larta të eurozonës.

Bursat aziatike mbyllen me rënie
Aksionet aziatike ranë edhe në ditën e premte sepse në treg mbizotërojnë shqetësimet për financat evropiane dhe paqëndrueshmëria e tregjeve ka detyruar investitorët të tërheqin paratë për tu rifutur në momentet që do të qetësohen tregjet. Tregjet monetare në ditën e sotme u karakterizuan nga ulje-ngritje, pasi euro rimori një pjesë të territorit që i kishte dorëzuar dollarit amerikan. Strategjistët e menaxhimit të aseteve thanë se investitorët tashmë po ju rikthehen parave cash madje ata po shesin edhe Arin që konsiderohet si një vend pushimi për investitorët në kohë turbullirash në tregje. Në tregtinë aziatike euro u rrit në 1.2561 dollarë nga 1.2507 dollarë që mbylli edhe tregtinë e Neë York-ut. Rritja e euros u shkaktua nga zhvlerësimi frangës zvicerane si dhe nga spekulimet se zyrtarët evropianë do të ndërhyjnë në tregje për të mos lejuar rënien e mëtejshme të euros.
Sidoqoftë brenda këtij viti euro ka rënë me rreth 12% kundrejt dollarit dhe pavarësisht rritjes që ndjenja e investitorëve karshi monedhës së kontinentit të vjetër është negative për shkak të mungesës së unitetit mes udhëheqësve të eurozonës mbi 8 mënyrat se si ata do të zgjidhin çështjen e krizës së borxheve.

Last Updated on E Shtune, 22 Maj 2010 20:11

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›