E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosicky mbetet në Arsenal

Nga Express më 11 prill 2011 në ora 16:24

Mesfushori i Arsenalit, Tomas Rosicky nuk do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës, ka insistuar menaxheri i tij, Pavel Paska.

Reprezentuesi çek spekulohej se mund të transferohet në Aston Villa, por Paska ka mohuar mundësinë e largimit të klientit të tij nga Emirates Stadium.

“Kanë qarkulluar shumë spekulime, por nuk ka asgjë konkrete. Nuk ka asnjë lajm të ri. Për aq sa di unë, Rosicky do të mbetet në Arsenal”, tha Paska për Tuttomercatoweb.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›