Veh shkarkohet nga Hamburgu

Nga Express më 13 mars 2011 në ora 18:40
Hamburg ka shkarkuar trajnerin Armin Veh pas disfatës së thellë 6-0 në Bayern Munich. Klubi ka njoftuar të dielën se Veh do të largohet menjëherë nga detyra.
Asitenti i tij Michael Oenning do të udhëheqë skuadrën në vazhdim të sezonit. Vetëm javën e kaluar, Veh kishte paralajmëruar se do të largohet në fund të sezonit, një vit para skadimit të kontratës së tij.
Ai tha se do të braktisë Hamburgun, sepse ekziston një situatë “e paqartë” në klub. Disa herë më parë Veh kishte theksuar se ishte i lodhur nga detyra e trajnerit.