Masë disiplinorët për dy policë të korruptuar
Dy punonjës të Policisë së Shtetit kanë abuzuar me detyrën. Veprimet arbitrare janë zbuluar nga komisionerët e Dobjanit. Sipas tyre, shefi i Komisariatit të Policisë Vlorë, Asllan Shyti dhe oficeri i policisë gjyqësore, Elidon Imeraj, kanë keqtrajtuar një të paraburgosur Sadrit D. Ndërkohë në Komisariatin nr.3 të Policisë së Tiranës oficeri i policisë gjyqësore Grigor Prifti ka mbajtur në dhomat e izolimit një të mitur pa praninë e një përfaqësuesi ligjor.