E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi 1.2 km kabllo, kapet 32-vjeçari

Policia e Fierit ka arrestuar pak minuta pas krimit autorin e vjedhjes së kabllos telefonike të një fshati. Adriatik Çalamani, banues në fshatin Grecalli të Fierit mësohet se ka vjedhur natën e së martës rreth 1200 kabllo telefonike të fshatit Daullas. 32-vjeçari ka shkuar në mesnatë në fshatin Daullas dhe për gati 2 orë ka mundur të heqë nga shtyllat dhe të përvetësojë për përfitim personal një sasi prej 1200 metrash kabllo. Një veprim i tillë ka lënë pa sinjal telefonik pothuajse të gjithë fshatin, banorë të të cilit kanë lajmëruar më pas policinë. Policia ka mundur ta kapë Çalamanin pak minuta pas vjedhjes duke sekuestruar dhe sasinë e kabllos së vjedhur.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›