"Mëkatet" e policisë shqiptare në dëm të qytetarëve
Policia shqiptare ka marrë një "dush të ftohtë" nga Avokati i Popullit, Ermir Dobjani. Kanë mjaftuar disa kontrolle në Policinë e Tiranës dhe Vlorës për të përcaktuar se drejtuesit e policisë nuk njohin ligjin "për Policinë e Shtetit". Madje e kanë shkelur "me të dyja këmbët". "Hetuesit" e Dobjanit kanë vëzhguar nga afër të gjitha komisariatet e Policisë së Tiranës, ku kanë hasur një "mal" me probleme, të cilat fillojnë nga shoqërimi i shtetasve në polici, duke vazhduar me ambientet ku mbahen dhe përfundojnë me "injorancën" e oficerëve të policisë në zbatimin e ligjit.
Konkretisht, sipas Zyrës së Avokatit të Popullit, shoqërimi i personave në organet e policisë bëhet jo gjithmonë sipas kritereve ligjore. Ndodh që të trajtohen si të shoqëruar persona kur janë të dyshuar si autorë të veprave penale, si p.sh. në Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe 4 Tiranë, apo dhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. "Fatkeqësisht në radhët e policisë, duke përfshirë edhe drejtuesit e saj, vazhdon të ekzistojë konceptimi i shoqërimit të shtetasve në polici sipas ligjit të vjetër", deklarojnë komisionerët e Dobjanit. Sipas tyre, të shoqëruarve në të gjitha organet e policisë ju bëhet kontrolli personal dhe ju hiqen e bllokohen sendet personale si telefona etj., veprim i cili nuk është në përputhje me ligjin. Kontrolli i personave të shoqëruar, sipas Avokatit të Popullit, është shkelje e hapur e së drejtës kushtetuese të paprekshmërisë personale të personit. Është evidentuar se librat e shoqërimit të shtetasve në polici shpesh plotësohen pa shumë përgjegjësi. Aty nuk pasqyrohet saktë shkaku ligjor i shoqërimit, p.sh. në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, ishin kapur në flagrancë dy shtetas, duke shitur sende të vjedhura dhe ata u ndaluan. Mirëpo në librin e shoqërimit figuronte se ata ishin shoqëruar në polici për verifikim.
Një problem tjetër për Dobjanin është se nuk ka dhoma shoqërimi të shtetasve, të ndara për meshkujt, femrat dhe të miturit. Vetëm në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë ka një dhomë për femra dhe një për të mitur, por nuk ka për të rritur. Ndërsa në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë ka vetëm një dhomë shoqërimi, e cila ndodhet brenda godinës së komisariatit, pranë dhomave të izolimit, por pa derë hekuri. Dobjani deklaron se në dhomat e sigurimit (izolimit) qëndronin persona të paraburgosur ndaj të cilëve ishte caktuar masa e sigurimit "arrest në burg",
persona të ndaluar për ekzekutimin e vendimeve penale me burgim të formës së prerë etj. "Në disa raste të arrestuarve dhe të ndaluarve, në procesverbalet e arrestimit dhe të ndalimit, ju shënohet ora e përpilimit të këtyre dokumenteve dhe jo ora faktike si çasti, kur atyre ju është privuar liria në fakt. Gjatë kryerjes së veprimeve verifikuese nga punonjësit e policisë, ata padrejtësisht trajtohen si të shoqëruar edhe në rastet e kapjes në flagrancë. Duke i trajtuar në këtë mënyrë, atyre nuk ju llogaritet në kohën e paraburgimit dhe më pas edhe atë të vuajtjes së dënimit", deklarojnë komisionerët e Avokatit të Popullit. Ata saktësojnë se kushtet dhe posterat mungonin totalisht në mjediset policore.
Në rekomandimin e zyrës së Dobjanit detajohej se në pjesën më të madhe të Komisariateve të Policisë në Tiranë, ambientet ku qytetarët aplikojnë për pajisjen e tyre me pasaporta për jashtë shtetit janë të papërshtatshme dhe jo dinjitoze. Ka zyra të vogla, por që për qytetarët aplikues nuk ka ambiente me tavolina e karrige për të plotësuar formularët përkatës, apo për të pritur kur ka radhë.
REKOMANDIMET
1. Masa për kushtet e qëndrimit në dhomat e sigurimit të të arrestuarve dhe të ndaluarve në të gjithë Policinë e Shtetit
2. Masa për ndërtimin e dhomave të shoqërimit të shtetasve në të gjitha organet e policisë: femra, meshkuj për të mitur
3. Masa për ndërtimin e ambienteve të përshtatshme për shtetasit që aplikojnë për t‘u pajisur me pasaporta për jashtë shtetit
4. Masa për njohjen e efektivave të policisë me ligjin e ri "Për Policinë e Shtetit" dhe të kërkohet zbatimi i ligjit për shoqërimet
5. Oficerët e policisë gjyqësore të bëjnë arrestime dhe ndalime që të respektohet ora e saktë e arrestimit apo ndalimit
6. Për ndalimin e të miturve, të merren masat për t‘u siguruar ndihmën e detyrueshme juridike dhe psikologjike
7. Masa për transferimin nga ambientet e policisë, në institucionet e paraburgimit dhe burgimit
8. Të vendosen në ambientet e policisë postera me të drejtat e personave të arrestuar, të ndaluar dhe të shoqëruar
9. Masa për kontrollin mjekësor të çdo personi të arrestuar dhe ndaluar nga policia që në momentet e para të heqjes së lirisë
10. Të vendoset në ambientet e jashtme, në organet e Policisë së Shtetit, orari i pritjes së shtetasve nga drejtuesit vendorë