E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis rikonstruksioni për shtëpinë ku vdiq foshnja

• Bashkia e Mamurrasit ndihmon në rikonstruksionin e shtëpisë së Besnik Bushatit. Kryefamiljari, i cili humbi fëmijën e katërt javën e shkuar përMAMURRAS/ ROLAND NIKOLLIhir të varfërisë ku jetonte, ka gjetur mbështetje jo vetëm për ushqime, por dhe për shndërrimin e banesës në një vend sa më të përshtatshëm. Kryebashkiaku Dedë Ndreca, pasi dha kontributin e tij personal, i propozoi Këshillit Bashkiak të miratojë një fond të veçantë për këtë familje. Po dje, me anë të këtij fondi special është bërë e mundur që në fshatin Fushë-Mamurras të mbërrijnë disa punëtorë, bashkë me materialet e nevojshme për rikonstruksionin e shtëpisë. Ata kanë nisur punën për shtrimin e dyshemesë së shtëpisë, suvatimin e saj, lyerjen e vendosjen e dyerve. Nga ana e kryebashkiakut Ndreca, familja, me 3 fëmijë të vegjël tashmë, ka përfituar ushqime si dhe disa orendi të nevojshme për shtëpinë e varfër. Vetë Ndreca, i cili ishte i pranishëm në momentet e nisjes së punimeve në banesën e Besnik Bushatit, deklaroi se shumë shpejt kjo familje do të hyjë në jetën e saj normale. “Pas përfundimit të punimeve, të cilat mendoj se nuk do zgjasin më shumë se tri ditë, furnizimit me ushqime dhe veshmbathje, do të bëj të mundur edhe punësimin e kreut të kësaj familjeje, me qëllim që me rrogën e tij të përballojë jetesën e fëmijëve”. Ndihma për familjen Bushati kanë ofruar dhe biznesmenë të ndryshëm të Mamurrasit, kontributi financiar i të cilëve është i dokumentuar në bashki. Vetë kryefamiljari Bushati falënderoi Bashkinë e Mamurrasit për ndihmën që i ka dhënë deri tani. “Që prej 8 vitesh që kam ardhur për të jetuar në Fushë-Mamurras, nuk kam kërkuar ndonjëherë ndihmë te bashkia, por u desh fatkeqësia ime që të mësohen hallet e mia. Falënderoj dhe të gjithë biznesmenët, me ndihmën e të cilëve është ushqyer familja ime, pasi unë, që nga vdekja e vajzës nuk kam mundur të punoj asnjë ditë”, pohoi 27-vjeçari. Ai shton se me një pjesë të parave të siguruara prej tyre po mundohet të shlyejë borxhin e marrë për ceremoninë mortore të foshnjës së tij, e cila humbi jetën vetëm 2 muaj e gjysmë pasi kishte dalë nga barku i nënës. Ajo vdiq një javë më parë, për shkak të gjendjes së dobët fizike. Familja e Besnik dhe Davida Bushatit jeton prej 8 vitesh në Fushë-Mamurrash, në një banesë me dy dhoma të vetme. Në njërën prej tyre rri çifti me 3 fëmijët e vegjël, ndërsa në tjetrën, pa asnjë ndarje, bagëtitë me të cilat mbahet gjallë familja. Fatkeqësia e vdekjes së fëmijës së fundit do të zbulonte dhe kushtet skandaloze në të cilat jetonin anëtarët e familjes.1 javemë parë ndodhi tragjedia në familjen Bushati, kur vajza e tyre vetëm 2 muajshe e gjysmë humbi jetën si pasojë e moszhvillimit fizik të sajProkuroriaHetimiDitën e djeshme, Prokuroria e Kurbinit ka regjistruar kallëzimin e bërë nga avokati i familjes Bushati, sipas të cilit shoqërimi i padrejtë e për shumë orë i kryefamiljarëve solli vdekjen e foshnjës. Bashkë me të kanë mbërritur dhe konkluzionet e mbledhura nga SHKB-ja mbi policinë e Laçit. Po dje është marrë në pyetje sërish çifti Bushati, të cilët kanë dhënë të njëjtat dëshmi. Nga ana e Prokurorisë nuk bëhen të ditura detajet mbi rrjedhën e hetimit, pasi ai do të përcaktohet pas shqyrtimit të të gjitha deklarimeve dhe fakteve mbi pretendimin e shoqërimit dhe kohëzgjatjen e tij për Besnik Bushatin dhe të shoqen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›