E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedi, lirohet Hamdi Haklaj: Procesi në Tiranë, politik

• Hamdi Haklaj, vëllai i madh i familjes Haklaj ka fituar dje lirinë në Suedi pas 11 muajsh mbajtje në izolim.Fatos Mahmutaj Lajmi konfirmohet në rrugë jo zyrtare, ndërsa bëhet e ditur se atij veç lirisë i është aprovuar edhe kërkesa për azil politik, të cilën e paraqiti në këtë shtet menjëherë pas prangosjes më 10 mars të vitit të kaluar. Autoritet suedeze të drejtësisë duket se nuk janë bindur me provat e dërguara nga Tirana zyrtare, ndërkohë kanë marrë në konsideratë provat e dërguara nga familjarët e tij dhe vetë pretendimet e të arrestuarit. Në bazë të këtyre ai ka arritur të bindë drejtësinë e vendit nordik se procesi ndaj tij, i filluar në Tropojë dhe i transferuar në Gjykatën e Tiranës ka motive politike dhe hakmarrëse. Sipas tij të njëjtat qëllime ka edhe një tjetër çështje që aktualisht ndodhet në hetim nga Prokuroria e kryeqytetit, pasi kolegët e Tropojës e transferuan për arsye sigurie. Arrestimi Hamdi Haklaj u arrestua plot 11 muaj më parë në qytetin Gothenburg, Suedi si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Stockholmin. Pas prangosjes së tij autoritet policore suedeze njoftuan homologët e tyre në Tiranë për prangosjen duke u komunikuar se ligjet ndërkombëtare për bashkëpunimin në fushën penale parashikojnë se afati maksimal i mbajtjes në arrest të të prangosurve për qëllime ekstradimi është 40 ditë. Gjatë kësaj kohe edhe familjarët e tij dërguan në Suedi dokumente, të cilat i dorëzoi në gjykatë avokati mbrojtës i zgjedhur nga i prangosuri. Menjëherë pas arrestimit, 69-vjeçari me origjinë nga fshati Babinë i Tropojës, u paraqiti autoriteteve suedeze të drejtësisë kërkesën për azil politik. Në të njëjtën kohë me të, familjarët dhe mbrojtësi i tij në Tiranë përgatitën dokumentacionin e duhur për t’ia dërguar atij në Suedi, me anë të të cilit argumentuan kërkesën për azilin duke argumentuar se ndaj tij në Tiranë po zhvillohet proces politik. Akuzat Djali i madh i Muharrem Hakljat, akuzohet për një vrasje të dyfishtë të ndodhur më 10 qershor 2004 në Qafën e Rumikut në Tropojë, ku mbeti i vrarë Ramë Hoxha dhe Fatmira Hoxha, ndërkohë shpëtuan të afërmit e tyre Rexhep Hoxha, Valmira Hoxha, Servete Hoxha, Zenel Hoxha, Nafie Hoxha dhe Adem Sadiku. Menjëherë pas kryerjes së veprës penale, sipas Prokurorisë, 69-vjeçari Haklaj është larguar në drejtim të paditur duke u shpallur një nga personat më të kërkuar nga policia. Ndërkohë nën akuzë Haklaj ndodhet edhe për vrasjen e Halil Hoxhës, në shkurt 1998 në qytetin e Bajram Currit. Aishe Haklaj: S‘di gjë për liriminAishe Haklaj, motra e e Hamdi Haklajt ka reaguar dje në mbrëmje në lidhje me informacionin e dhënë në media se Hamdi Haklaj ishte liruar nga autoritetet suedeze. Haklaj ka konfirmuar se nga bisedat që ajo ka pasur me të afërmit e saj ka mësuar se ata prisnin lirimin e Hamdi Haklajt nga drejtësia suedeze. “Në mënyrë të përsëritur gjatë bisedave telefonike, me të afërmit e mi në Suedi, më kishin pohuar se ishin rritur shpresat që Hamdiu të lirohej”. Ajo ka pohuar për gazetën “Panorama”, se një veprim i tillë i autoriteteve suedeze pritej prej tyre. Motra e Hamdi Hakljat është në proces prej pak vitesh në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, për disa ngjarje të ndodhura në Tropojë.konfuzioniMinistria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk kanë dhënë dje asnjë prononcim zyrtar rreth lirimit të Hamdi Haklajt në Suedi. Nga burime jo zyrtare të policisë është pohuar informacioni i dhënë nga mediat elektronike dje në mbrëmje se autoritetet suedeze kishin lënë të lirë shqiptarin e arrestuar 11 muaj më parë. Gjithsesi konfirmohet se Interpol Tirana dhe Prokuroria e Përgjithshme ende nuk kanë marrë asnjë informacion në rrugë zyrtare për lirimin nga paraburgimi të Hamdi Haklajt. Pas publikimit të lajmit në Tiranë autoritetet shqiptare e kishin të pamundur të konfirmonin zyrtarisht çfarë kishte ndodhur për shkak të procedurave të shkëmbimit të informacionit që zgjasin të paktën dy ditë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›