E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vranë pengun, 221 vjet burg vlonjatëve

• TIRANE - Rrëmbimi dhe ekzekutimi i një të riu, për shkak se vëllai i tij nuk kishte paguar 100 mijë euro që kishte marrë borxh për të trafikuar lëndë narkotike, do u kushtojë 221 vjet burg tre të rinjve nga Vlora. Ky ishte dënimi që akorduan dje Krimet e Rënda për vëllezërit Leonard dhe Alban Elezaj dhe Erion Borakaj pasi i deklaruan fajtorë për “rrëmbim personi” dhe “vrasje me paramendim”. Gjykata argumentoi se tre të pandehurit nga fshati Gjorm i Vlorës duhet të dënohen me burg, pasi më 14 gusht 2004 morën peng dhe më pas vranë shtetasin Pasho Zotaj. Kolegji Penal pesëanëtarësh pohoi se gjatë hetimit dhe shqyrtimit të kësaj çështjeje u vërtetua se i pandehuri në mungesë, Leonard Elezaj është ideatori i rrëmbimit dhe më pas ekzekutimit të pengut Pasho Zotaj. Pas këtij konstatimi gjykata vendosi ta dënonte me burg të përjetshëm këtë të pandehur, dënimi i të cilit do të ekzekutohet në momentin e ndalimit të tij nga policia. Po kaq ishte edhe pretenca për këtë të pandehur, paraqitur tre muaj më parë nga organi i akuzës i Krimeve të Rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›