E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtron banorët e zonës, nën hetim italiani

Mashtroi për zgjerimin e
biznesit të tij, duke u
zhvatur tre banorëve
kuçovarë miliona lekë, nis procedimi
penal për biznesmenin
italian për akuzën e "vjedhjes
me anë të mashtrimit". Burime të
Komisariatit të Policisë Qarkut të
Beratit bëjnë të ditur se ditën e
martë tre banorë të fshati Perondi,
të rrethit të Beratit kanë depozituar
një padi për Vito Ludovico,
48 vjeç, me nënshtetësi italiane,
banues i përkohshëm në qytetin
e Kuçovës. Sipas tyre, italiani
pasi u kishte marrë shumën prej
pesë mijë eurosh dhe 1.5 milionë
lekë kishte shkëputur çdo kontakt
me ta duke u larguar në drejtim të
paditur. Sipas denoncimeve, italiani
dy muaj më parë kishte
kërkuar ortakëri në fshatin Perondi,
ku prej muajit tetor kishte
hapur një stallë ku rriste lopë dhe
ushtronte biznesin e tij duke tregtuar
nënproduktet e tyre. Tre
banorë të fshatit, duke parë që
veprimtaria e italianit nga Torino
po përparonte, kanë pranuar të
bëhen bashkëpronarë duke iu
përgjigjur kërkesave të tij. Dy
muaj më parë pas disa bisedi
meve me italianin, tre banorët
kanë pranuar të paguajnë
shumën e lekëve që i bënte bashkëpronarë.
Kjo shumë parash sipas
marrëveshjes mes banorëve
dhe
italianit do të përdorej për
blerjen e pajisjeve të tjera me
qëllim që stalla ku mbarështoheshin
lopët të shndërrohej dhe
në një baxho. Sipas tyre, italiani
disa herë kishte udhëtuar në
qytete të ndryshme të vendit për
blerjen e pajisjeve për hapjen e
baxhos, por gjithmonë u kishte
thënë se për shkak të çmimeve
nuk kishte rënë dakord për blerjen
e pajisjeve dhe në këto kushte
baxhoja nuk u hap ndonjëherë.
Ditët e fundit tre fshatarët
nuk e hasur më në fshat italianin,
madje nuk kanë arritur të
kontaktojmë më me të. Pasi kanë
pritur më kot të lidhen me 48-
vjeçarin, ata kanë shkuar në polici
dhe kanë bërë kallëzim penal
ndaj tij. Nga verifikimet e bëra në
organin blu mësohet se italiani
Vito Ludovico kishte mbërritur
në qytetin e Kuçovës në muajin
tetor duke u paraqitur si investitor
me qëndrim disamujor në
këtë qytet. Sipas burimeve zyrtare
të policisë kanë nisur hetimet
për këtë çështje dhe tashmë
materialet i kanë kaluar
Prokurorisë së Rrethit Berat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›