Ryshfeti i mjekut, zbulohen 58 mijë USD
Kirurgu i arrestuar me akuzën e korrupsionit pranon se në xhepin e djathtë të uniformës së mjekut, i janë sekuestruar 50 mijë lekë të reja që kishte marrë në zyrën e tij në formë ryshfeti nga babai i një pacienteje.
Trazhgim Sokolaj
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës, të cilat pohuan se kirurgu-urolog Kastriot Dautaj, në një dëshmi që ka efektin e provës penale, ka pranuar se agjentët e antikorrupsionit i kanë sekuestruar atij në xhepin e djathtë të uniformës së mjekut, shumën e parave që kishte marrë ryshfet. Shuma prej 50 mijë lekë të reja, është sekuestruar nga agjentët vetëm pak çaste pasi kirurgu e kishte marrë atë nga shtetasi Ibrahim Hoxha, babai i pacientes së operuar në veshka, Liljana Hoxha. Pohimi surprizë i mjekut, ka ardhur pas një qëndrimi mohues të mbajtur prej tij për disa ditë, ndaj akuzave për korrupsion që iu adresuan menjëherë pas arrestimit në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, rreth orës 12:00 të 7 korrikut 2008. Duket se pohimi i mjekut se paratë e ryshfetit janë gjetur në xhepin e tij, ka ardhur pas ballafaqimit me provat e mbledhura nga njësia Task-Force Antikorrupsion, konkretisht përgjime ambientale dhe regjistrime filmike. Prokurorët e Task-Forcës megjithatë kanë vazhduar hetimet ndaj mjekut, duke zbuluar në llogaritë e tij bankare, veç shumave të bllokuara më parë (426670 USD), edhe 14 milionë lekë të reja, si dhe 44 690 dollarë. Ashtu si me llogaritë e zbuluara më parë edhe me pasuritë bankare të zbuluara së fundi, Task-Forca e Prokurorisë së Tiranës ka kërkuar në gjykatë sekuestrimin e tyre preventiv deri në fund të hetimit.
Mashtrimet bankare
Prokuroria ka ngritur edhe akuzën e “pastrimit të fitimeve që vijnë nga kryerja e veprës penale” ndaj Kastriot Dautajt, veç veprës penale që i atribuohet atij për mitmarrje. Kirurgu rezulton të ketë kryer një sërë veprimesh bankare kur ka hedhur në llogari pasurinë e tij, me qëllim që të shmangë zbulimin e burimit të fitimeve që kishte arritur. Njësia Task-Force Antikorrupsion ka zbuluar manovrat bankare të kirurgut të arrestuar për ryshfet, Kastriot Dautaj, i cili ka tentuar të shmangë burimin e qindra mijëra dollarëve të depozituara në bankat shqiptare të nivelit të dytë. Mjeku i arrestuar për shkak se mori 50 mijë lekë të reja ryshfet nga babai i një pacienteje, që ishte operuar në veshka, ka copëzuar llogaritë e tij bankare në mënyrë që të mos depozitonte shuma të mëdha në një llogari të vetme, çka kërkonte deklarimin e burimit të këtyre të ardhurave. Për të shmangur detyrimin e deklarimit të burimit të pasurisë së tij, sipas Prokurorisë, kirurgu-urolog Kastriot Dautaj, kishte copëzuar pasurinë e tij në 11 llogari të ndryshme ku ka depozituar fitimet e tij. Duke hapur 11 llogari bankare, në secilën prej tyre, kirurgu i arrestuar për korrupsion ka hedhur shuma të vogla, të cilat nuk bëheshin objekt dyshimesh për ligjshmërinë e origjinës së tyre. Në hedhjen e disa llogarive, sipas Prokurorisë, Dautaj ka përdorur edhe identitetin e bashkëshortes, në mënyrë që depozitat në emër të tij të mos përmbanin një vlerë të lartë, çka përbente shkak për dyshime rreth aktivitetit të tij.
“Vjedhja” e veshkës së pacientes, Dautaj u ndëshkua në vitin 2005
TIRANE – Një paciente e tij e akuzoi mjekun Kastriot Dautaj për “vjedhjen” e veshkës së saj. Zyra Ago, 53-vjeçarja nga Laçi, ka denoncuar në Prokurori se Kastriot Dautaj e kishte operuar në vitin 2002 duke i hequr veshkën e majtë, pa i treguar asgjë pacientes lidhur me këtë fakt. Gruaja ishte operuar për shqetësime nga gurët në veshka në vitin 2002 dhe tri vite më pas, kur shqetësimet u rishfaqën, ajo shkoi të bënte një skaner në QSUT. Mjeku që po bënte vizitën e ka pyetur 53-vjeçaren për veshkën e majtë duke i thënë se, nuk po e shikonte në ekranin e skanerit. Në këtë moment, pacientja e alarmuar ka zbuluar me tri vite vonesë mungesën e veshkës së saj. Ajo menjëherë e denoncoi këtë fakt tek Urdhri i Mjekut, i cili kërkoi sqarime nga kirurgu Kastriot Dautaj. Ky i fundit u justifikua duke thënë se veshka kishte qenë e dëmtuar dhe ishte hequr me dijeninë e pacientes dhe të afërmve të saj. Mirëpo këta të fundit mohuan të kenë pasur dijeni mbi këtë fakt. Urdhri i Mjekut verifikoi se nuk kishte asnjë deklaratë, dokument të shkruar dhe të firmosur nga pacientja apo të afërmit e saj, për heqjen e veshkës. Në këtë mënyrë, Urdhri i Mjekut e paralajmëroi Kastriot Dautajn në vitin 2005 me heqje të së drejtës për ushtrimin e profesionit. t.s
Zbuluar së fundi
14 milionë lekë të reja si dhe 44 690 dollarë sekuestruar në llogaritë me numër:
a) 12-530812-10-03
b) 12-530812-13-03
c) 12-530812-11-03
d) 12-530812-12-03
dhe 112850
në emër të Kastriot Qani Dautaj
Zbuluar më parë
426.670 dollarë Sekuestruar në
a)000DT1Y052380005
b)000DT1Y053C00002
c)000DT1Y060440006
d)000DT1Y060870002
e)000DT1Y062330002
Kredi në llogaritë:
a)000DT1Y071430011
b)000DT1Y072630001
c)000DT1Y072680001
d)000DT1Y073260002
e)000DT1Y073610001
f)000DT1Y073650644