Ronaldinjo rikthehet me Barçan
16/12/2004 Ludovik Zhuli, do t`i mungojë Barcelonës edhe të shtunën, në ndeshjen kundër Valencias. Gjithashtu është shumë e vështirë që Beleti të jetë i disponueshëm për këtë ndeshje. Me shumë mundësi, në listën e futbollistëve të grumbulluar do të jetë Rafael Markuez. Ludovik Zhuli është dëmtuar më datë 30 nëntor, në ndeshjen miqësore të Kombëtares së tij. Ka pësuar një tërheqje muskulare të gradës së tretë dhe mjekët e Barcelonës, nuk kanë vendosur akoma se, kur do të rikthehet në fushë. Ndërsa Beleti nga ana tjetër, është dëmtuar gjatë ndeshjes me Shahtjor Donetsk, në 7 dhjetor, në Ligën e Kampioneve. Fillimisht, ishin parashikuar katër ditë pushim. Pasi humbi ndeshjen me Malagën, është i detyruar të mos luajë edhe këtë të shtunë, kundër Valencias. Ndërsa, për sa i përket kondicionit fizik të Ronaldinjos, tashmë nuk ka dyshime: do të jetë në fushë midis titullarëve për ndeshjen me Valencian.
Braziliani, që megjithëse ka pasur probleme me kaviljen, është detyruar të luajë kundër Malagës, nuk është në rrezik. Trajneri holandez, Frenk Rajkard, ka deklaruar: “Nuk është absolutisht në dyshim. Do të jetë i disponueshëm. Tashmë dëmtimi i tij në kavilje i ka kaluar. Për ne është një futbollist shumë i rëndësishëm. Vetëm prezenca e tij në fushë, na karikon më shumë. Megjithëse fizikisht nuk ka probleme, ndonjëherë është e nevojshme t`i sakrifikosh futbollistët e tillë”.
Ronaldinjo gjatë kësaj jave, i është nënshtruar disa kurave speciale për të rekuperuar formën, sepse dihet që figura e tij është shumë fitimsjellëse në botën komerciale.