E Shtunë, 31 Tetor 2026

Master Card rrit fitimet për 41 për qind

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 20:16

Kompania amerikane “MasterCard” raportoi sot rritjen e fitimeve për 41 për qind, në tre muajt e fundit të vitit 2010, duke iu falënderuar vlerës më të madhe të transaksioneve përmes rrugës së kartelave bankare.

Fitimi neto i kompanisë në çerekun e katërt të vitit të kaluar është rritur në 415 milionë dollarë ose në 3,16 dollarë për aksion, në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur profiti ishte 294 milionë dollarë, apo 2,24 dollarë për aksion.

Analistët e anketuar nga Bloomberg kanë pritur fitim për aksion prej 3,05 dollarë. Të hyrat janë rritur për 10,7 për qind në 1,44 miliard dollarë.

Drejtori ekzekutiv i “MasterCard”-it, Ajay Banga, i cili në krye të kompanisë ka ardhur vitin e kaluar, po përpiqet që të zvogëlojë mbetjen prapa “Visa”-s, pasi që amerikanët për pagesë gjithnjë e më shumë përdorin kartela kreditore për shkak të rimëkëmbjes së ekonomisë së përgjithshme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›