Master i Nivelit të Parë, kriteret për të përfituar studimin
Çelen studimet MNP në universitetin e Tiranës. Kategoritë që përfitojnë studime falas dhe me gjysmë tarifë
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme hapjen e programeve Master të Nivelit të Parë në tre fakultete në Universitetin e Tiranës, përkatësisht në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Histori-Filologji dhe atë të Shkencave të Natyrës. Në këtë vendim saktësohet se, Universiteti i Tiranës, i shpërndan kuotat e vëna në dispozicion, në masën jo më pak se 30 për qind, për studentët që kanë përfunduar të paktën ciklin e parë të studimeve në institucionet e tjera të arsimit të lartë, dhe jo më shumë se 70 për qind, për ata që i kanë përfunduar këto studime pranë tij. Në rastet kur nuk ka kandidatë nga institucionet e tjera të arsimit të lartë, që plotësojnë kriteret, atëherë Universiteti i Tiranës, ka të drejtë ta plotësojë kuotën e vënë në dispozicion me studentët, që janë diplomuar në të. Kandidatët, që u përkasin shtresave sociale, si: të verbërit, të shurdhërit, invalidët, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, studentët me aftësi të kufizuara, fëmijët romë apo fëmijët e policëve, të rënë ose të plagosur, për shkak të detyrës, të të ish-të përndjekurve politikë, që do të fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi, master i nivelit të parë në mësuesi, në institucionet publike të arsimit të lartë, do të paguajnë vetëm 50 për qind të tarifës së shkollimit. Në çdo program studimi, në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, studentët e shkëlqyer nga cikli i parë dhe nga cikli i dytë, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit në vitin pasardhës. Në programet e studimit, master i nivelit të parë në mësuesi, për arsimin e mesëm, për lëndët fizikë, matematikë apo kombinimet e tyre, me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, studentët me mesatare të ciklit të parë, jo më ulët se nota 8 (tetë), nuk paguajnë tarifën e shkollimit.
MNP Mësuesi Arsim i Mesëm
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Lënda: “Gjuhë angleze”
MNP Mësuesi Arsim i Mesëm
Kuota 180
Lënda: “Gjuhë frënge”
MNP Mësuesi Arsim i Mesëm
Kuota 80
Lënda: “Gjuhë gjermane”
MNP Mësuesi Arsimi i Mesëm
Kuota 80
Lënda: “Gjuhë italiane”
MNP Mësuesi Arsimi i Mesëm
Kuota 120
Fakulteti Histori-Filologji
Lënda: “Gjuhë-Letërsi”
MNP Mësuesi Arsimi i Mesëm
Kuota 120
Lënda: “Histori”
MNP Mësuesi Arsimi i Mesëm
Kuota 100
Lënda: “Gjeografi”
MNP Mësuesi Arsimi i Mesëm
Kuota 100
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Lënda: “Kimi”
MNP Mësuesi Arsimi i Mesëm
Kuota 60
Lënda: “Biologji”
MNP Mësuesi Arsimi i Mesëm
Kuota 30
Lënda: “Fizikë”
MNP Mësuesi Arsimi i Mesëm
Kuota 60
Lënda: “Matematikë”
MNP Mësuesi Arsimi i Mesëm
Kuota 40