Masterat e rinj për universitetet
Hapen mastera të rinj sipas sistemit të Bolonjës. Fakultetet e Universitetit Bujqësor, Tiranës dhe Politeknikut do të ofrojnë për degë të veçanta ciklin e dytë të studimeve.
ZIRINA LLAMBRO
Veç tyre, qeveria miratoi dje hapjen e dy degëve të reja si filiale të fakulteteve përkatëse të UT në Sarandë dhe Kukës. Për to janë përcaktuar edhe kuotat e pranimit. Sipas vendimit të qeverisë, Universiteti i Tiranës do të ofrojë mastera në dy fakultetet, atë të Shkencave të Natyrës dhe fakultetin e Shkencave Sociale. Përkatësisht për të parin hapet programi “Shkencat dhe teknologjitë ushqimore”, ndërsa në fakultetin e dytë “Psikolog shkollor/organizacional” dhe “Psikolog klinik i zhvillimit dhe marrëdhënieve”. Universiteti Politeknik do të ketë master në fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave. Vendimi përcakton se pranë këtij fakulteti do të hapet programi i studimit “Inxhinieri gjeologjike”, me profilin gjeologji inxhinierike hidrogjeologji, petrologji, gjeologji e vendburimeve hidrokarbure dhe gjeoinformatikë. Gjithashtu do të nisë cikli i dytë i studimeve për “Inxhinieri e burimeve natyrore”, me profilet përkatëse si dhe “Inxhinieri gjeofizike” dhe “Inxhinieri e gjeomjedisit”. Sa i përket Bujqësorit dy programe të reja studimi janë hapur pranë fakultetit të Shkencave Pyjore të këtij universiteti. Studentët që kanë marrë një diplomë të nivelit parë pas 3 vitesh studime do të mund të nisin “Inxhinieri përpunim-druri”, dhe “Inxhinieri pyjore”. Nga sa bën me dije Ministria e Arsimit, për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të parë, ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të. Këto studime do të zgjasin dy vjet dhe për të marrë diplomën është e domosdoshme që të merren 120 kredite. Për fitimin e diplomave është parashikuar përgatitja e një teze, të përpunuar në mënyrë të pavarur dhe krijuese nga studenti.
Masterat e rinj
Universiteti i Tiranës,
a) Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës:
Programi i studimit “Shkencat dhe teknologjitë ushqimore
Në Fakultetin e Shkencave Sociale:
Programi i studimit “Psikolog shkollor/organizacional”,
Programi i studimit “Psikolog klinik i zhvillimit dhe marrëdhënieve”,
Universiteti Politeknik i Tiranës,
Në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave:
a) Programi i studimit “Inxhinieri gjeologjike”, me profile:
- Gjeologji inxhinierike dhe hidrogjeologji;
- Vendburimet e mineraleve të dobishme-petrologji;
- Gjeologji e vendburimeve hidrokarbure;
- Gjeoinformatikë.
b) Programi i studimit “Inxhinieri e burimeve natyrore”, me profile:
- Inxhinieri e burimeve të energjisë;
- Përpunim mineralesh dhe mbetjesh;
- Gjeomatikë;
- Gjeoinxhinieri.
c) Programi i studimit “Inxhinieri gjeofizike”,
Universiteti Bujqësor i Tiranës,
në Fakultetin e Shkencave Pyjore,
a) Programi i studimit “Inxhinieri përpunim-druri”,
b) Programi i studimit “Inxhinieri pyjore”,
Degët e reja
Hapet programi i studimit, i ciklit të parë, “Infermieri e përgjithshme”, si filial i Fakultetit të Infermierisë, të Universitetit të Tiranës, në qytetitn e Kukësit, në vitin akademik 2008-2009.
3. Programet e studimit të ciklit të parë realizohen me 180 kredite dhe zgjatja normale e tyre është tri vite.
4. Numri i kuotave të pranimeve, në këto programe studimi, me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, është,
a) Programi i studimit “Gjuhë angleze”, në filialin e Kukësit 25
b) Programi i studimit “Gjuhë angleze”, në filialin e Sarandës 25;
c) Programi i studimit “Infermieri e përgjithshme”, në filialin e Kukësit 60.
5. Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, është 15 000 lekë.
Datat e regjistrimit për studentët e trojeve
Shpallen datat e regjistrimit për studentët e trojeve. Të 980 studentët nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, të cilët kanë fituar të drejtën e studimit në universitetet shqiptare, duhet të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në datat 1-3 tetor. Sipas MASH-it, këta studentë duhet të dorëzojnë në sekretaritë përkatëse të universiteteve dëftesë pjekurie origjinale (të përkthyer në shqip dhe të noterizuar), dokument identifikimi dhe fotokopje të tij, 2 fotografi, mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka kërkuar autoriteteve të vendeve nga janë 980 studentët fitues, që deri në datën 30 shtator të dërgojnë pranë institucioneve shqiptare publike të arsimit të lartë listat e studentëve të tyre, sipas programeve të studimit.