Masterat që do të ofrojë Juridiku gjatë këtij viti akademik
Hapet cikli i masterave në Fakultetin Juridik. Kriteret e pranimit dhe dokumentet që duhen dorëzuar për aplikim
Jonida Tashi
Hapet cikli i masterave në Fakultetin Juridik të Tiranës. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka çelur zyrtarisht ditën e djeshme ciklin e masterave në Fakultetin e Drejtësisë. Kule ka bërë të ditur se krahas kurrikulave bashkëkohore që do të përdoren në dhënien e leksioneve do të marrin pjesë dhe pedagogë të huaj nga Europa. Kjo do të bëhet e mundur dhe në sajë të bashkëpunimit me Ambasadën Gjermane, e cila, sipas Kules, ka mundësuar bashkëpunimin mes fakulteteve shqiptare dhe atyre gjermane. Në ceremoninë e hapjes së studimeve “Master” pranë Juridikut ka qenë i pranishëm edhe ambasadori gjerman në vendin tonë.
Masterat
Fakulteti i Drejtësisë do të ofrojë pesë diploma “Master të Nivelit të Dytë” gjatë këtij viti akademik. Përkatësisht, masterat që do të ofrohen janë: Drejtimi civil; Drejtimi penal; Drejtimi publik; Dy mastera të rinj ndërkombëtarë. Këta dy të fundit janë mastera që njihen në nivel ndërkombëtar dhe kriteri kryesor për ndjekjen e tyre është njohja e mirë e gjuhës angleze. Ky kriter është përcaktuar si kusht kryesor për t’u pranuar për arsye se edhe programi mësimor për ndjekjen e tyre është në anglisht. Përveç njohjes së gjuhës angleze, mesatarja e studimeve të larta është një tjetër kriter për të fituar të drejtën e studimit për një nga masterat ndërkombëtarë. Aplikimi përfshin disa kritere në përzgjedhjen e studentëve, ku një ndër kushtet kryesore është edhe mesatarja mbi 8 e lëndëve që janë bërë në fakultet. Çdo i interesuar për të vazhduar një program të dytë studimi fillimisht duhet të paraqesë në sekretarinë e dekanatit përkatës kërkesën me shkrim. Përveç depozitimit të kërkesës, personi i interesuar duhet të ketë në dosjen e tij personale fotokopjen e noterizuar të diplomës universitare dhe listës së notave. Po kështu, kandidatët, që synojnë të marrin një diplomë master të nivelit të dytë, duhet të paraqesin planin dhe programin mësimor të diplomave të realizuara, i cili tërhiqet në departamentin e degës ku ata kanë kryer studimet në degën e parë. Këto janë dokumentet kryesore që nevojiten për të vazhduar studimet për master. Me shumë rëndësi për të vazhduar këto studime është edhe CV-ja (Curriculume Vitae) e kandidatëve. Në vazhdimin e studimeve master prioritet do të kenë kandidatët që kanë një CV të pasur nga ana profesionale. Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet në sekretaritë e fakulteteve përkatëse.
Kreditet
Për të ndjekur një program studimi “Master i Nivelit të Dytë”, pranimi varet nga kreditet. Por një master të tillë mund ta vazhdojnë edhe studentët që janë diplomuar sipas sistemit akademik 4-vjeçar. Sipas ligjit për arsimin e lartë, për t’u pranuar në një program studimi “Master i Nivelit të Dytë” (MND), kandidati duhet të ketë përfunduar së paku një program studimi të ciklit të dytë apo program të integruar të studimit të ciklit të dytë, si dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv për këto programe studimi, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion. Kurse për të fituar një Diplomë të Masterit të Nivelit të Dytë (MND) studenti duhet të ketë grumbulluar të paktën 60 kredite. Programet e studimeve “Master i Nivelit të Dytë” u ofrojnë të diplomuarve, me një diplomë të nivelit të dytë, arsimim dhe trajnim të një niveli më të lartë shkencor ose profesional. Këto programe realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është minimumi një vit. Në përfundim të këtyre programeve të studimeve jepet diploma “Master i Nivelit të Dytë” (MND).
Masterat e Nivelit të Dytë që do të ofrojë Fakulteti i Drejtësisë
Drejtimi Civil
Drejtimi Penal
Drejtimi Publik
Dy mastera të rinj ndërkombëtarë
Studentët e Shkencave Sociale, mësim te Filologjiku
Studentët e Shkencave Sociale në kryeqytet do ta zhvillojnë mësimin në Fakultetin Filologjik. Kjo është zgjidhja e përkohshme që kanë gjetur drejtuesit e këtij fakulteti në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës për rikthimin e studentëve në mësim. Burime nga Fakulteti i Shkencave Sociale bëjnë të ditur se është vendosur që studentët e këtij fakulteti ta kryejnë mësimin në ambientet e Fakultetit Histori-Filologji, nga ora 17.00 e pasdites deri në orën 21.00 të mbrëmjes. Sipas studentëve, ky orar nuk është i përshtatshëm për zhvillimin e mësimit. Drejtuesit e Fakultetit të Shkencave Sociale përcaktuan ditën e djeshme si ditën e parë të rikthimit në mësim të studentëve pranë Filologjikut. Dy ditë më parë, drejtuesit e Universitetit të Tiranës bënë të ditur përfundimin e grupit të ekspertëve për godinën e Fakultetit Juridik. Sipas ekspertëve, godina e Juridikut është totalisht e pafunksionueshme dhe rrezikon të shembet nga çasti në çast. Sipas përfundimit paraprak të ekspertëve, studentët e këtyre dy fakulteteve nuk mund t’i rikthehen mësimit brenda këtij viti në këtë godinë.
Nis zbatimi i ligjit për sigurimin e punëtorëve të shtëpisë
Tashmë punëtorët e shtëpisë duhet të sigurohen nga personat që i marrin në punë dhe kjo është një e drejtë ligjore e tyre. Pas shumë diskutimesh dhe kundërshtimesh nga familjet që punësojnë persona të tillë, qeveria ka miratuar vendimin për sigurimin shoqëror të punëtorëve të shtëpisë. Ky ndryshim i vendimit për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme shoqërore është botuar edhe në Fletoren Zyrtare, veprim që i jep atij fuqi vepruese. Sipas vendimit të qeverisë, të punësuarit që punojnë me kohë të plotë ose të pjesshme pune, si punëtorë shtëpie në familjet e të tjerëve, sigurohen në mënyrë të vazhdueshme vetëm për degën e pensioneve. Punëtorë shtëpie janë personat, të cilët punësohen nga kryefamiljari në punë të tilla si: kujdestar për fëmijët, kuzhinier, pastrues, rojë ose administrator shtëpie, asistent për të moshuarit apo dhe në shërbime të tjera të kësaj natyre. Kontributi i detyrueshëm për sigurimet shoqërore, për personat që punojnë si punëtorë shtëpie është 1 mijë lekë në muaj. Kryefamiljarët, që punësojnë persona si punëtorë shtëpie, duhet t’i lidhin marrëveshjet e punës përmes një marrëveshjeje me shkrim ndërmjet palëve, ku, përveç të tjerave, shënohen, detyrimisht, numri i sigurimit shoqëror i personit të punësuar, koha e fillimit të punës dhe zgjatja e saj “me ose pa afat”, si dhe paga mujore bruto. Në këtë rast, kryefamiljari përcaktohet në rolin e punëdhënësit dhe, si i tillë, ka detyrimin për regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Regjistrimi dhe procedura e pajisjes me numër sigurimi, si në rastin kur i punësuari shërben në një familje apo në më shumë familje, bëhet sipas një procedure të përcaktuar. Kontributet e sigurimeve shoqërore, për personat e punësuar si punëtorë shtëpie, paguhen nga kryefamiljari, i përcaktuar si punëdhënës, në llogaritë bankare të vendosura për këtë qëllim. Pagesa e kontributeve bëhet çdo tre muaj, sipas rregullave për pagesat e kontributeve nga personat e vetëpunësuar në biznesin e vogël. Këta persona, sikurse dhe personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbim, pajisen me librezën e kontributit nga strukturat e sigurimeve shoqërore, të cilat janë të detyruara ta plotësojnë në vijimësi, në bazë të kontributeve të paguara, këtë librezë. Gjithashtu, këta persona vlerësohen të siguruar, për efekt mbrojtjeje nga sigurimet shoqërore, nëse i kanë paguar kontributet e tremujorit pararendës. Në këtë librezë shënohet: “Të siguruar vetëm për pension”.
12 Dhjetor 2008