E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materaci: "Tifozë, injoroheni Ibrën"

Deklaratat e Zlatan Ibrahimoviç ("Interi fitoi trofe falë meje") nuk e çuditën presidentin zikaltër, Masimo Morati. Ai tha: "Kjo është një prej karakteristikave të tij, e atyre karakteristikave që na dhuruan tri tituj. Nuk habitem aspak", shpjegoi numri 1 i kampionëve të Italisë. "Nëse tifozët do ta fërshëllejnë? Nuk mendoj se ky mund të quhej një skandal. Gjithsesi, mendoj se Ibra ka lënë një kujtim të mirë në zemrat e interistëve". Më i ashpër reagimi i mbrojtësit Marko Materaci. "Shumë faleminderit Zlatanit për tri kampionatet. Me të do të takohemi të mërkurën", deklaroi ai. "U kërkoj tifozëve që t‘i kundërpërgjigjen me indiferencë. Kjo ‘do ta vrasë‘ më shumë Ibrën. Është e vërtetë që ai na ndihmoi të fitonim, por ne ishim një skuadër".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›