E Shtunë, 31 Tetor 2026

Queiroz: Shqipëria ekuilibroi grupin

Kur kanë mbetur edhe dy raunde për t‘u luajtur në grupet e eliminatoreve të Botërorit 2010 për zonën e Europës, më i ekuilibruari është pikërisht Grupi 1, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Por për vendosjen e balancës mes skuadrave pretendente kryesore për t‘u kualifikuar në këtë grup, ka ndikuar pa diskutim Shqipëria, e cila, pasi i kishte marrë nga një pikë Suedisë dhe Portugalisë, të mërkurën ka ndalur në një barazim 1-1 edhe favoritët danezë. Këtë meritë ia njeh Shqipërisë edhe vetë trajneri i Portugalisë, Karlos Kueiroz, i cili menjëherë pas ndeshjes së të mërkurës, ku fitoi 1-0 në Hungari, theksoi: "Këto ndeshje treguan edhe një herë se Grupi 1 është shumë i ekuilibruar. Mjafton të shikosh problemet e Suedisë në Maltë dhe pikët që Danimarka la në Shqipëri", theksoi tekniku i portugezëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›