"Mund të na kishin shënuar më shumë gola"
Barazimi në Shqipëri ka krijuar një atmosferë jo fort të këndshme në radhët e kombëtares së Danimarkës. Një ndër ata që nuk e fsheh zhgënjimin për paraqitjen e bërë në takimin ndaj kuqezinjve të mërkurën në "Qemal Stafa", ndeshje e cikla përfundoi 1-1, është pikërisht portieri Thomas Sorensen, i cili i atribuon një sërë kritikash vetes dhe shokëve të skuadrës. "Natyrisht që jemi të zhgënjyer, pasi tani duhet të falënderojmë veten shyqyr që morëm një barazim, tha Sorensen për gazetat daneze. Kundërshtari mund të na kishte shënuar edhe gola të tjerë". Megjithatë portierin danez është ende optimist për kualifikimin drejt Botërorit dhe prandaj ai bën thirrje për të harruar ndeshjen me Shqipërinë. Këtë e mbështet te fakti se janë tre pikë më lart se rivalet direktë dhe kanë edhe dy ndeshje për të luajtur.