Real Madrid, klubi më i mirë i shekullit XX
Një klasifikim i ri është stiluar nga IFFHS, Instituti Botëror i Historisë dhe Statistikave të Futbollit. Në këtë rast ka më shumë qartësi, pasi në kërkimin e skuadrës së shekullit për Europën është marrë në ekzaminim periudha nga 1901-2000, duke i dhënë 8 pikë për çdo ndeshje të fituar në Champions League dhe 4 për barazimet, sukseset në Kupën UEFA vlejnë 6 pikë (3 barazimet) dhe janë marrë në konsideratë edhe ndeshjet në Kupat e Kupave, "Mitropa Cup", Kupa Latine e Superkupa e Europës. Reali i Madridit rezulton në krye të klasifikimit special: Real Madrid (563,50 pikë), Juventus (466), Barcelona (458), Milan (399,75), Bajern Mynih (399), Inter (362), Ajaks (332,75), Liverpul (300,25), Sport Lisboa dhe Benfika (299), Anderleht (231), Mançester Junajtid (220).