Materniteti i ri, 19 vjet në ndërtim

28/05/2005 Materniteti i ri pagëzohet “Koço Gliozheni”, ndërsa i vjetri me “Nëna Mbretëreshë”
Spitalet shqiptare si janë ç’ndërtuar e ndërtuar gjatë viteve të tranzicionit
Duheshin plot 19 vjet për të ngritur Spitalin Obsetrik Gjinekologjik pranë Brrylit. U përurua dje ky spital, i cili mori dhe emrin e mjekut të njohur, Koço Gliozheni. Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis tha: “Përjetojmë sot dy evenimente: inaugurimin e Spitalit të ri Universitar Obsetrik Gjinekologjik, i financuar totalisht nga Buxheti i Shtetit dhe pagëzimin e këtij spitali me emrin e profesorit të nderuar, Koço Gliozheni”. Ky spital ka 200 shtretër me infrastrukturën moderne, hoteleri, aparatura,
salla operacioni, reanimacion për gratë, foshnjet e porsalindura dhe laboratore të reja. U japim fjalën nënave dhe motrave tona, që do të ofrojmë një shërbim cilësor në këtë qendër terciale. Ky spital nuk do të shërbejë
vetëm si qendër diagnostikimi dhe kurimi, por dhe për përgatitjen e studentëve dhe specializantëve në këtë fushë të rëndësishme. “Ky spital, po ashtu do të jetë qendra kombëtare e referencave së bashku me Maternitetin 1, që
do të emërohet pas disa ditësh ‘Nëna Mbretëresh뒔, tha Solis.
“Kalvari” i ndërtimit
Ndërtimi i këtij spitali ka nisur që në vitin 1986. Dhe, ndërsa po përfundonte si karabina, në vitin 1992 i vodhën edhe tullat. Në këto kushte ndërtimi u ndërpre, për të vazhduar disa vite më pas, por fondet u ndërprenë disa herë dhe projektit i duhej të përballonte të gjitha “dallgët” e tranzicionit dhe trazirat e viteve. Ky spital ka kushtuar gjithsej 600 milionë lekë, ndërkohë që vetëm për pajisjen e tij janë dashur 200 milionë lekë. Tashmë është një spital modern, por po të ishte ndërtuar më parë, ndoshta nënat mund të kishin marrë më tepër kujdes dhe do të kishin më pak probleme.
“Zonja e Këshillit të Mirë”
Por nuk është i vetmi spital që e ka pësuar nga “rrëmujërat”, Dhe spitali “Zonja e Këshillit të Mirë” u përurua pas 10 vitesh “ndërtim dhe ç’ndërtim”. Ideja lindi në vitet ’90, nga Nënë Tereza. Deri në vitin 1997, ngritja e kësaj qendre eci normalisht. Në fillim të shtatorit u organizua një koncert në Tiranë, ku u ftua këngëtarja me origjinë shqiptare, Ana Oksa. Kjo për të sensibilizuar edhe një herë opinionin, por më pas ndodhi 14 shtatori, në vitin 1998 nisi dhe lufta e Kosovës, kjo bëri që donatorët të largoheshin, sikundër u paralizuan shumë projekte në Shqipëri. Para dy vitesh nisi përsëri ndërtimi i spitalit dhe Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë”.
Spitali i Saukut
Investimi i spitalit të Saukut, qëndron ende pa zot. Në vitin 1998, shteti shqiptar vendosi sekuestrimin e një ndërtese dykatëshe përballë karburantit në Sauk. Tashmë, është pronë e shtetit dhe me disa investime të tjera mund të kishte përfunduar ky spital. Investimi kryhej nga një shtetas jordanez, i cili hyri në listën e personave të dyshuar për bashkëpunim me terrorizmin, spitali u sekuestrua. Jordanezi ndërpreu punimet dhe në një mënyrë të fshehtë, u largua jashtë. Pas rreth 10 vjetësh, ajo ka mbetur vetëm një skelet, tullat e të cilit po i ha ditë pas dite lagështia, i ftohti dhe ngricat.
Solis: “Vdekja e nënës, fëmijës, padrejtësi sociale”
Kjo qendër kombëtare e referencës për maternitetet e vendit do të shërbejë për vlerësimin e cilësisë së kujdesit për nënën dhe foshnjën e posalindur. “Ne kemi bërë shumë në këta tetë vjet, por ende kemi për të bërë shumë për të
arritur në treguesit e vdekshmërisë së nënës dhe fëmijës si Evropa. Vdekja e gruas në shtatzëni dhe lindje nuk është vetëm një fatkeqësi për familjen dhe një disavantazh për shëndetësinë, por edhe një padrejtësi sociale dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Përmbushim sot një nga objektivat prioritare të Ministrisë së Shëndetësisë, duke iu ofruar
nënave dhe grave një akces dhe cilësi maksimale”, tha Solis. “Reformimi total i sistemit shëndetësor, me synim rritjen e jetëgjatësisë dhe uljen e sëmundshmërisë dhe
vdekshmërisë amtare e fëminore në vendin tonë, është prioriteti ynë kryesor”, tha Solis. Sipas tij, përmirësimi i shëndetit të nënës dhe fëmijës të realizohet nëpërmjet integrimit të të gjitha shërbimeve, si në kujdesin shëndetësor parësor, dytësor dhe tretësor, ku përfshihen të gjitha etapat e shëndetit riprodhues, gjatë shtatzënisë, lindjes, mirërritjes e zhvillimit të fëmijës, planifikimit familjar, parandalimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, të cilat janë kyçi për të përmirësuar shëndetin e gruas dhe fëmijës, sepse nga kjo do të përfitojë familja, komuniteti dhe e gjithë shoqëria shqiptare.
Materniteti i Ri, “pagëzohet” me emrin e “babait” të gjinekologjisë shqiptare
Gliozheni, i pari që aplikoi pap-testin
Koço Gliozheni ka aplikuar i pari në fushën gjinekologjisë në Shqipëri pap-testin dhe kolpocitologjinë hormonale. Metodat dhe mënyrat e reja që profesor Gliozheni solli, përdoren ende sot, duke u quajtur nga mjekë të specializuar si mënyrat më efikase dhe të barabarta me standardet evropiane. Përdoret në ditët e sotme metoda e laporaskopisë diagnostike, urogjinekologjisë, të cilat Gliozheni i solli në shërbimin Obsetrik Gjinekologjik para viteve ‘90-të. Me punën e tij, ai krijoi në të njëjtën kohë edhe breza të tërë specialistësh të aftë në realizime shkencore, jo vetëm në Tiranë, por në mbarë vendin.
Koço Gliozheni krijoi katedrën e Obsetrisë dhe e udhëhoqi atë për vite e vite të tëra. Karriera e profesorit ishte e shkëlqyer, pasi ai njihet sot si themeluesi i shërbimit gjinekologjik. Ai lindi në qytetin e Korçës në vitin 1913, në një familje intelektuale. Traditat familjare ndikuan që Koço të kryente dhe mbaronte shkëlqyeshëm Liceun e Korçës. Pas mbarimit të Liceut, nuk kishte asnjë hamendje që ai do të vazhdonte apo jo, traditën e babait të tij, Pandeliut, mjek patolog tepër i dëgjuar në Korçë. Për gjashtë vjet me radhë, nga viti 1933 deri në vitin 1939, Gliozheni do të vijonte studimet e larta dhe specializimin për Obsetër-gjinekolog, në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë. Menjëherë pasi përfundoi studimet, ai kontribuoi në qytetin e lindjes si mjek. Puna e njohu me një mjek tjetër të dëgjuar, mjeshtrin e kirurgjisë shqiptare, Sotir Polenën.
Çlirimi i vendit do të sillte edhe surprizën e parë për Gliozhenin. Ai do të emërohej mjek ushtarak në Divizionin e Gjashtë partizan, detyrë të cilës do t´i korrespondonte edhe grada, major. Ndërsa më vonë, Koços iu ngarkua detyra e shefit të shëndetësisë në po të njëjtin divizion. Posti i lartë profesional nuk do të mungonte në ato vite, kur ai u emërua shef i Spitalit Ushtarak, Korçë, duke spikatur në detyrat e ngarkuara. Pasi ishte afirmuar profesionalisht në vitet 1949-1951, ai u transferua tashmë, në Tiranë, caktohet mjek në Spitalin Qendror të Ushtrisë. Nuk do të vononte edhe emërimi i tij në krye të maternitetit të Tiranës, pasi ai ishte specializuar në Athinë për obsetër-gjinekolog. Në vitin 1955 hapet edhe Instituti i Lartë Mjekësor, i cili kishte nevojë për mësimdhënës, duke u bërë kështu një nga themeluesit e katedrës së Obsetër-Gjinekologjisë në atë institut, ku më pas do të ishte dhe përgjegjës i kësaj katedre.
Kush është
Ka lindur më 27 korrik, në vitin 1913, në Korçë
Ka mbaruar Liceun Francez të Korçës në vitin 1933
Ka kryer studimet e larta dhe specializimin për Obsetër Gjinekolog në Athinë në vitet 1933-1939 me rezultate të shkëlqyera
Në vitet 1940-1944 ka punuar si mjek kirurg në Spitalin Civil të Korçës
Shef i Shëndetësisë dhe drejtor i Spitalit Ushtarak, Korçë
Në vitet 1949-1951 ka punuar si mjek në Spitalin Ushtarak të Tiranës
Në 1951 emërohet drejtor i Maternitetit të Tiranës
Në 1955, pedagog në Institutin e Lartë Mjekësor në Katedrën e Obsetri-Gjinekologjisë
Në 1957, me hapjen e Universitetit të Tiranës, emërohet Shef i Katedrës së Obsetri-Gjinekologjisë deri në daljen në pension
Në 1958 i jepet titulli Profesor, me vendim nr.3, datë 19.12.1958 së bashku me grupin e shtatë të Profesorëve të parë në Shqipëri
Del në pension në vitin 1989