E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nis rikonstruksioni i rrugës “Hoxha Tahsim”

28/05/2005  Nisi dje puna për rikonstruksionin e rrugës “Hoxha Tahsim” nga sheshi “Avni Rustemi” – Unaza (kryqëzimi me rrugën Bardhyl), e cila është e dëmtuar. Rruga është e gjerë 9 m dhe me trotuarë në të dy krahët nga 3 m. Pjesërisht në rrugë janë të dëmtuara shtresat asfaltike. Dëmtime vihen re edhe në trotuare si dhe në bordura. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i rritjes së trafikut dhe qarkullimit të automjeteve me tonazh të madh. Për pasojë, kemi një lëvizje me shpejtësi të ulët të mjeteve, gjë që sjell çrregullime të mëdha në trafik. Rrjeti inxhinierik si ujësjellës, kanalizime, janë të amortizuara dhe kanë nevojë për ndërhyrje, pasi kanë ndikuar negativisht në strukturën e rrugës. Rrjeti i ujësjellësit që kalon në rrugën “Hoxha Tahsim” është thuajse totalisht i amortizuar, prandaj lind nevoja e zëvendësimit të këtij rrjeti dhe nxjerrjes së tij jashtë pune. Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza është në gjendje të mirë dhe ka nevojë për pastrim dhe një segment për rehabilitim. Rrjeti i ndriçimit është në gjendje të mirë dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›