E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materniteti, në qershor ndërhyrja e parë endoskopike

21/05/2009  Durrës, modernizohen një sërë shërbimesh në qendrën spitalore

Operacionet gjinekologjike me anë të sondave dhe të vëzhguara në kamerë

DURRES- Për herë të parë në Durrës do të kryhen ndërhyrje endoskopike duke realizuar për të parën herë në nivel kombëtar një ndërhyrje të tille të kualifikuar kirurgjikale. Endoskopia dhe kolposkopia dixhitale janë dy nga orientimet e reja të modernizimit të shërbimit në spitalin rajonal të Durrësit, i cili ka mundur të fitojë edhe statusin e qendrës spitalore universitare përmes modernizimit fillimisht të pavijonit të kirurgjisë dhe më pas edhe në repartet e tjera. Seti i plotë i endoskopisë tashmë është vënë në vendin e duhur dhe me në muajin pasardhës mendohet se do të realizohen të parat ndërhyrje të këtij karakteri. Drejtori i spitalit Neritan Myderrizi është shprehur se e reja në këtë lloj ndërhyrje ka të bëjë me ndërmarrjen e operacionit gjinekologjik me anë të sondave dhe të vëzhguara në kamerë nga ku ekipi orientohet dhe ndjek me përparësi të gjitha aktivitetin e sondës bisturi. Një ndërhyrje e tillë është karakteristikë e vendeve të zhvilluara, ndërsa në Shqipëri përfitues i parë i operimit të këtij lloji është Durrësi. Pajisjet e endoskopisë dhe kolposkopisë janë të markës SHTORC, ndërkohë që të gjitha aparaturat dhe pajisjet e shtëpisë së gruas e nënës si dhe ato të godinës së akomodimit janë të reja. Spitali Obstetri-Gjinekologji në Durrës do të jetë gati për të nisur funksionimin pas investimit me fillimin me muajit qershor. Deklarimet vinë nga drejtori i qendrës spitalore në Durrës, Neritan Myderrizi, i cili ka pohuar se spitali i ri dhe godina e akomodimit të grave e bebeve ka përfunduar së ndërtuari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›