“Fëmijët e ngujuar”, nën akuzë Ali Alushani
21/05/2009 Për shpërdorim të fondeve të qendrës si dhe falsifikim dokumentesh
BERAT - Një tjetër ish-ministër pas Kosta Barkës do t’i shtohet dosjeve voluminoze të hetimeve për ndjekje penale për abuzimet me fondet e fëmijëve të ngujuar në qytetin e Poliçanit e njohur ndryshe skandali i shpërdorimit të fondeve të fëmijëve të ngujuar.
Akuza
Burime pranë organit të Prokurorisë të Beratit që i referohen lajmit bëjnë me dije se në paraditen e djeshme në ambientet e Prokurorisë i është komunikuar marrja nën hetim penale ish-ministrit të Shëndetësisë Ali Alushanit, njëkohësish dhe drejtuesi i bordit të shoqatës të fëmijëve të ngujuar me seli në qytetin e Poliçanit. Ka qenë vetë kreu i organit të Prokurorisë Xhemal Saliaj, i cili në një komunikim me median ka pohuar se në paraditen e djeshme organi i Prokurorisë, sektori i oficerëve të Policisë Gjyqësore ka marrë nën hetim dy persona, të cilët janë të implikuar në çështjen e shpërdorimit të fondeve si dhe të falsifikimit të dokumenteve në bordin e ngritur enkas pranë shoqatës për drejtimin e shtëpisë të fëmijëve të ngujuar. Po të njëjtët burime thanë për gazetën se është paraqitur në prokurori ish-ministri i Shëndetësisë Ali Alushani, i cili ka qëndruar për më shumë se tre orën në dispozicion të këtij organi ku dhe ka dëgjuar dhe dy akuzat përkatëse e ngritura ndaj tij. Sipas të njëjtit burim nga organi i akuzës, dy janë akuzat për ish-ministrin Alushani "vjedhje me anë të mashtrimit" si dhe “falsifikim dokumentesh". Po të njëjtat burime kanë pohuar për gazetën se gjatë komunikimit të akuzave ish-ministri Alushani ka dëgjuar akuzat, ndërsa ka pohuar se gjatë procesit të hetimit do të dijë të argumentojë punën e këtij bordi për më shumë se tre vjet administrim të fondeve dhe përdorimit të tyre nga shoqata. Po dje në ambientet e Prokurorisë është paraqitur edhe shtetasi Demir Hysen Balliu me detyrën financier i këtij bordi dhe shoqatës apo i qendrës të fëmijëve të ngujuar. Edhe financierit të kësaj qendre, po dje i janë komunikuar dy akuzat në fjalë si dhe është marrë në ndjekje penale.
Shkas për marrjen në hetim të dhjetëra punonjësve të kësaj qendre është bërë një ankesë ka qenë një akuzë e ngritur nga kryetarja e shoqatës së fëmijëve të ngujuar njëkohësisht dhe përgjegjëse dhe administratore e kësaj qendre ndaj kreut të bashkisë të Poliçanit për moslejimin nga ky i fundit për ndalimin e mëtejshëm të shpërdorimit të fondeve.