Interesat, ja sa kanë fituar bankat
21/05/2009 Në mars 2009 depozitat kapën shifrën 629.9 miliardë lekë nga 635.7 miliardë lekë në mars 2008
Fitimet e bankave gjatë tre muajve të parë të vitit arritën në 2,4 miliardë lekë
Efektet e krizës financiare në botë nuk kanë ndikuar në masë të madhe sistemin bankar. Ai është likuid dhe i shëndoshë. Ashtu siç ka garantuar në daljet e tij të herëpashershme, Guvernatori Ardian Fullani, bankat e nivelit të dytë janë arritur të sigurojnë fitimet e tyre. Këtë e tregojnë të dhënat zyrtare të Shoqatës së Bankave për muajt janar- mars 2009. Elementi që ka mbrojtur bankat tona ka qenë niveli i ulët i ekspozimit të tyre. Për këtë arsye, institucioni mbikëqyrës bankar u ka bërë thirrje depozituesve që të mos tërheqin paratë e tyre, pasi vetëm nëse kjo ndodh bankat do të vihen në vështirësi.
Bankat janë me fitim
Sa i përket fitimeve të bankave, sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, ka një rënie të tyre, por sistemi është i mirëkapitalizuar. Në fund të muajit mars të këtij viti, fitimet neto të 16 bankave që kryejnë aktivitetin e tyre në vend kapën shifrën rreth 2,4 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë kjo shifër ishte rreth 2,6 miliardë lekë. Ky nivel mjaft i mirë i fitimeve të bankave është ndihmuar nga mbajtja e niveleve të larta të interesit për kreditë, ashtu edhe për depozitat. “Bankat kanë preferuar të ruajnë norma të larta të interesit për depozitat, duke synuar përmirësimin e situatës së tyre të likuiditetit. Kjo ka ndikuar në zgjerimin e diferencës së normave të interesit midis depozitave në lekë dhe atyre në monedhë të huaj, duke ndihmuar në ecurinë e kursit të këmbimit”, - ka deklaruar në raportin e fundit Guvernatori Ardian Fullani.
Politika të kujdesshme
Bankat e nivelit të dytë po operojnë me politika të kujdesshme në kreditimin e ekonomisë, për t’u mbrojtur nga efektet e krizës financiare botërore. Kjo ka çuar në tkurrjen e kredisë për individët dhe bizneset, e cila sipas Bankës së Shqipërisë do të sjellë pasoja për ekonominë. “E pastruar nga efekti i kursit të këmbimit, norma vjetore e rritjes së portofolit të kredisë u ngadalësua më tej, duke arritur në 29 për qind në muajin shkurt. Ndonëse ngadalësimi i aktivitetit kreditues i shërben qëndrueshmërisë së pozicionit të jashtëm valutor të vendit, zgjatja në kohë e frenimit të kreditimit mund të ketë pasoja në aktivitetin ekonomik në vend”,- thuhet në raportin e fundit të BSH-së. Për këtë arsye, institucioni mbikëqyrës bankar njofton se është duke furnizuar me likuiditetin e nevojshëm sistemin bankar dhe duke punuar me të për kontrollin e elementeve të kredisë, që nuk kanë lidhje me koston, por që ndikojnë ecurinë e saj.
Depozitat e qytetarëve
Tremujori i parë i këtij viti sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave ka rezultuar me një rënie të lehtë të depozitave në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pas tërheqjes me një fluks të lartë të depozitave për shkak të pasigurisë dhe krizës së besimit që përjetuan qytetarët në fund të vitit 2008, qytetarët i janë rikthyer sistemit bankar. Gjithsesi, të dhënat e Shoqatës së Bankave tregojnë për një rënie me rreth 5,8 miliardë lekë. Në fund të muajit mars të këtij viti niveli i depozitave në sistemin bankar ishte 629.9 miliardë lekë nga 635.7 miliardë lekë, që ishte në fund të tremujorit të parë të vitit 2008. Një tjetër masë që pritet të ndikojë në rritjen e besimit të qytetarëve është miratimi i ligjit për rritjen e kufirit minimal të sigurimit të depozitave. Të gjitha paratë e depozituara në banka deri në shumën 2.5 milionë lekë ose ekuivalenti në valutë, janë të siguruara në masën 100 për qind.