“Matrix 4”;Si u zbuluan 17 superhajdutët e bankave
Hetimi ka filluar pas një denoncimi të bërë nga Banka Amerikane e Shqipërisë, më 30 nëntor të një viti më parë, se në disa bankomate të kësaj banke, është konstatuar bllokimi automatik i kartave plastike. Ditët në vazhdim vijuan me denoncime nga një sërë bankash të tjera si “Raifeissen”, “ProCredit”, “Banka Tirana”, Banka Tregtare etj.
“Kemi arritur të zbardhim krimin e së ardhmes”. Përkrah prokurorit të Tiranës, Genti Xholi dhe drejtuesve të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi do të cilësonte një ditë më parë arrestimin e 17 personave dhe zbulimin e mekanizmit të vjedhjes së strukturuar të të paktën 2 milionë eurove nga bankomatet e bankave që janë në Shqipëri, si një nga arritjet më të bujshme të policisë. Duke falënderuar të gjithë punonjësit pjesëmarrës të policisë në operacion, në një deklaratë për shtyp, numri një i policisë ka shpjeguar në detaje se si janë zbuluar dhe më pas arrestuar të 17-tët.
Nga të dhënat e Prençit është mësuar se gjithçka ka filluar pas një denoncimi të bërë nga Banka Amerikane e Shqipërisë, më 30 nëntor të një viti më parë, se në disa bankomate të kësaj banke, është konstatuar bllokimi automatik i kartave plastike.
Që prej asaj dite, “Task-Forca e Krimit Financiar dhe Korrupsionit” ka marrë në dorë hetimet, ndërsa dyshimet e para ishin për një tentim të tërheqjes së parave të disa llogarive të depozituara në emër të personave të ndryshëm, kryesisht shtetas të huaj.
Gjithashtu, 20 ditët në vazhdim vijuan me denoncime nga një sërë bankash të tjera si “Raifeissen”, “ProCredit”, Banka Tirana, Banka Tregtare etj. në policinë e Tiranës.
Parë anomalinë e krujuar dhe zhvatjet e njëpasnjëshme të llogarive bankare, strukturat homologe të anti-krimit ekonomiko-financiar në Policinë e Qarkut Tiranë dhe Prokurori, në bashkëpunim të ngushtë edhe me departamentet e sigurisë së bankave të dëmtuara, nisën punën për evidentimin sa më shpejt të ngjarjeve.
Kështu, hetuesit bënë të mundur administrimin e informacioneve të para në lidhje me mekanizmin e realizimit të vjedhjes, mbi të cilin u ndërtua dhe operacioni i koduar “Matrix 4” për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e veprimtarisë së tyre.
Hetimet me metoda speciale do të vazhdonin për plot 8 muajt në vijim, derisa dy ditë më parë u bë i mundur arrestimi i 17 personave, të cilët në mënyrë të strukturuar kryenin aktivitetin kriminal të vjedhjes së bankomatëve, në orë të ndryshme të ditës dhe të natës, në qytetet të ndryshme të vendit.
Të 17-tët tashmë akuzohen për “vjedhje të bankave dhe arkave të kursimit”, “sigurim të mjeteve për vjedhje” dhe “falsifikimi të letrave me vlerë”, të kryera këto në bashkëpunim, ndërsa gjatë kontrolleve të banesave, anëtarëve të organizatës iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provave materiale një sërë materialesh që shërbenin për të kryer vjedhjet e shumave të parave nga bankomatet.
Prençi
U përballëm me një lloj krimi të panjohur më parë
“Për herë të parë përballemi me këtë lloj krimi të panjohur më parë për ne, i cili përbën një formë ende të re vjedhjeje edhe për vende më të zhvilluara, arsye për të cilat unë do ta konsideroja “krim të së ardhmes”. Duke folur për operacionin “Matrix 4”, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, ka thënë një ditë më parë se drejtimi tejet profesional i hetimit nga prokurorët e Njësisë së Posaçme të Prokurorisë së Tiranës, si dhe bashkëpunimi i ngushtë me specialistët e bankave ishte çelësi i suksesit të këtij operacioni, që dëshmon për profesionalizmin gjithnjë e në rritje të strukturave të zbatimit të ligjit në Shqipëri. Më pas, Prençi ka falënderuar drejtuesit e policisë së Tiranës, që përgjatë 8 muajve tejet intensive hetimesh, ku janë angazhuar mbi 30 agjentë dhe oficerë të policisë, të cilët me profesionalizëm dhe përkushtimin ia dolën të finalizojnë me sukses këtë operacion tepër kompleks.
Tentativa
Tetë muaj më parë
Duke drekuar në një nga restorantet panoramike të Linzës në nëntor të vitit që sapo kaloi, një përfaqësues i Bankës Amerikane në Tiranë do të dëgjonte rastësisht nga afër se si katër persona të ulur pranë tavolinës së tij do të flisnin për mekanizmin se si do të realizonin vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash nga banka. Sipas dëshmisë së një personi dëshmitar që në dhjetor të vitit të kaluar atë kohë foli për gazetën “standard”, u mësua se afërsia e tavolinave që ndodheshin palët mundësonte dëgjimin e bisedës më së miri, madje përfaqësuesi i bankës do të bënte të mundur dhe regjistrimin e bisedës, edhe me pamje, nga telefoni i tij celular. Sipas të dhënave, gjithçka kishte lidhje me kartat bankare, ku nga biseda në tavolinën ngjitur ka dalë në pah se grabitja e parave do të bëhej pikërisht me anë të modifikime kodesh të këtyre kartave. Po kështu, personat e dyshuar kanë thënë se me anë të një karte të çdokujt, ishin në gjendje që të tërhiqnin shuma të mëdha parash dhe një gjë e tillë të mos binte kurrsesi në sy. Madje, njëri prej tyre ka nxjerrë nga xhepi një kartë të tillë, duke shpjeguar se me këtë do të bënte dhe zhvatjen e parave nga bankomatet e bankës. Në atë kohë, policia e Tiranës do të shoqëronte të katër personat, por që më pas këta do të liroheshin për mungesa provash.
Sekuestruar
Pajisje elektronike për klonimin e kartave me shirit magnetik
Një sasi kartash me shirit magnetik të mbushura
Gjashtë kompjuterë “Laptop” dhe kompjuterë të zakonshëm
Dokumente bankare për pajisje me karta krediti
Pesë automjete, prodhim të viteve të fundit
Aparate telefoni celularë me karta të kompanive “Vodafone” dhe AMC, 60 copë
Certifikata të ndryshme
CD, “flash”, në sasi të konsiderueshme
Disa doza lënde narkotike, hashash dhe heroinë
Të arrestuar
Endit Gjergjani (Laro), 19 vjeç, student i universitetit “Kristal”, dega Juridik, kreu i organizatës
Anil Gjergjani, 47 vjeç, me arsim të lartë, babai i Endit Gjergjanit
Kreshnik Luka, 23 vjeç, student në Universitetin e Kamzës
Ledjo Doko, 19 vjeç, me arsim të mesëm
Enea Çela, 18 vjeç
Endri Mezuraj, 19 vjeç, student
Besford Puka, 27 vjeç
Seid Mollaj, 23 vjeç, me profesion inxhinier elektronik, punësuar në sektorin privat
Fatmir Borshi, 20 vjeç, student në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega anglisht
Rei Karapici, 19 vjeç, me arsim të mesëm
Redi Çekani, 19 vjeç, student
Indrit Abazi, 23 vjeç, me arsim të mesëm
Alban Bari, 27 vjeç, student
Klodian Terolli, 20 vjeç, student në universitetin “UFO”
Fatmir Kolmarku, 32 vjeç, me arsim 8 klasë, të gjithë banues në Tiranë
Blerim Abazi, 24 vjeç, me arsim 8 klasë
Flamur Gashi, 28 vjeç, i vëllai, me aktivitet privat, të dy nga Derveni, Fushë-Krujë
Shifra
400 raste, nga të cilat 272 në Tiranë dhe 128 në qytetet Durrës, Fier, Vlorë, Kavajë etj., numërohen deri tani të jenë vjedhur në llogaritë bankare të shtetasve të huaj, rezidentë në Evropë, Kanada, Angli etj.
8 muaj kanë zgjatur hetimet me metoda speciale të policisë, për të rënë në gjurmët e autorëve të vjedhjeve në banka të ndryshme në vend