E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Dëshmitë e përfituesve do të zbardhin ngjarjen e skandalit ushtarak në Kavajë

Organi i përgjithshëm i akuzës nëpërmjet grupit të ngritur për çështjen e rekrutimit të personave për shërbimet e detyrueshme ushtarake, ka vendosur të marrë në pyetje personat që kanë përfituar nga kjo shkelje. Burime pranë këtij organi bëjnë me dije se hetuesit kanë konstatuar shtatë raste kur persona të ndryshëm dyshohet se kanë shmangur shërbimin ushtarak në këmbim të dhënies së ryshfetit. Nisur nga kjo, prokuroria ka shfaqur interes për të marrë deklarimet e tyre në funksion të zbardhjes së kësaj çështjeje. Hetimet mbi këtë ngjarje filluan një javë më parë me arrestimin e Xhami Xekës i cili ka lëshuar vërtetime të rreme në mënyrë të paligjshme ndaj personave të ndryshëm për kryerjen e shërbimit te detyrueshëm ushtarak në këmbim të shumave që arrinin deri në 100 mijë lekë. Hetimet që nisën javën që shkoi pas arrestimit të ish- specialistit të mobilizimit në repartin ushtarak në Kavajë, Xhami Xeka, me akuzën e "korrupsionit" dhe "falsifikimit të dokumenteve". Shtetasi Xhami Xeka, 48 vjeç, banues në Hajdaraj, Kavajë, u arrestua gjatë operacionit të koduar "Rekrutimi". Pas kësaj, do të jenë dëshmitë e këtyre personave ato që do të japin një pistë të saktë hetimeve të kësaj çështjeje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›