E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura 2009, AVA: Kanë aplikuar rreth 47 mijë maturantë



Rreth 47 mijë maturantë kanë plotësuar formularin A1, që përmban të dhënat e nxënësit dhe kërkesat e tij për provimet me zgjedhje. Drejtori i Agjencisë së Vlerësimit dhe Arritjeve (AVA), Alfons Harizaj, bën të ditur se të gjitha drejtoritë arsimore kanë dorëzuar informacionin për të gjithë maturantët e shkollave të vendit, pjesëmarrës në provimet e Maturës Shtetërore 2009. Periudha e zhvillimit të sesionit të parë të këtyre provimeve përfundimtare është 1 qershor-10 korrik për gjimnazet, dhe në 22 qershor-1 korrik për provimet përfundimtare në shkollat profesionale. Nxënësit e arsimit të mesëm veç provimeve të detyruara të maturës, do të japin provim edhe për l2 lëndët me zgjedhje.

Çështjet e integrimit, studentët e UT-së, konkurs për esenë më të mirë

Ministria e Integrimit, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe GTZ(Shoqëria gjermane për bashkëpunim teknik), publikoi dje, nisjen e një konkursi me studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, Ekonomisë dhe Drejtësisë, të cilët do të japin me shkrim këndvështrimin e tyre rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Në këtë konkurs mund të marrin pjesë studentë të vitit të tretë dhe të katërt të këtyre fakulteteve, të cilët do të kenë në dispozicion materiale të Qendrës së Informacionit dhe Dokumentacionit pranë Ministrisë së Integrimit. Esetë do të vlerësohen nga një juri me ekspertë të Ministrisë së Integrimit dhe Universitetit të Tiranës. Çmimi i parë do të jetë një shkollë verore studimi në Gjermani për një periudhë kohe katërjavore, me seminare rreth procesit të integrimit, komunikimit ndërkulturor, tregut të përbashkët, etj. Çmimi i dytë do të jetë një kurs gjuhe gjermane niveli i parë (ose i avancuar, nëse fituesi ka njohuri gjuhe), që do të ofrohet nga Deutschzentrum (Zyra e Projekteve të Institutit Gõethe), ndërsa çmimi i tretë një paketë librash.

17 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›