E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura 2011, nuk ndryshojnë koeficientët e shkollave

Koeficientet e shkollave të mesme nuk do të pësojnë asnjë ndryshim, krahasuar me vitin e kaluar. Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se tashmë koeficientët e shkollave janë gati dhe së shpejti ata do të dërgohen në gjimnaze, në mënyrë që mësuesit të informojnë maturantët. Kështu, edhe për këtë vit maturantët do të kenë në dispozicion dy lloje koeficientësh, mbi bazën e të cilëve do të duhet të përzgjedhin lëndët dhe degët ku duan të ndjekin studimet e larta. Llojet e koeficientëve do të jenë të ndarë sipas profilit të shkollës së mesme dhe degëve të fakultetit. Në grupin e parë do të përfshihen 5 koeficientët e llojit të shkollës së mesme, ku çdo degë e shkollës së lartë ka në dispozicion 5 koeficientë, nga 1.0 deri në 1.4 . (1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4), me të cilët vendos preferencën e saj për llojet e ndryshme të shkollave të mesme të grupuara në 10 grupe kryesore, që dallohen nga planet dhe programet që zbatojnë. Gjithashtu. çdo degë e shkollës së lartë do të shpallë propozimet edhe për lëndët me zgjedhje të profilit të saj, për të cilat do të kenë dy lloje koeficientësh në dispozicion. Ndonëse nuk janë miratuar përfundimisht, ata mendohet të jenë nga 1.0 në 1.3.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›