Misioni në Afganistan, Berisha: Kontributi i Shqipërisë, i rëndësishëm
TIRANE - Në Ministrinë e Mbrojtjes është organizuar ceremonia e përcjelljes së kontingjentit të dytë të 32 forcave ushtarake OMLT, të cilat nisen në fundjavë drejt Afganistanit për trajnimin e forcave afgane të ushtrisë. 20 trupa ushtarake shqiptare dhe 12 amerikane do të qëndrojnë për 6 muaj në Afganistan.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri Berisha dhe ambasadori amerikan Arvizu.
“Për të gjithë ju ose ndoshta për shumicën tuaj, ky është misioni më i rëndësishëm për të cilin do jeni gjithnjë krenarë, ju, familjet tuaja, efektivët e Forcave të Armatosura dhe mbarë shqiptarët.”- u shpreh kryeministri Berisha.
Ndërkohë, ambasadori amerikan theksoi se roli dhe kontributi i Shqipërisë në NATO ndihet dhe vlerësohet maksimalisht. Sipas zotit Arvizu, Shqipëria renditet në vendin e dytë për kontributin në Afganistan.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Misioni në Afganistan, Berisha: Kontributi i Shqipërisë, i rëndësishëm