Strasburg, ‘A numërohet vota ime mama?
STRASBURG-Eurodeputetja Licia Ronzulli duket se do ta bëjë vajzën politikane. Fotot janë shkëputur gjatë një seance parlamentare në Strasburg ku vajza 18 muajshe e Licia ka adoptuar dhe rregullat e parlamentit europian.
Viktoria e vogël në fakt ka marrë pjesë në seanca dhe kur ka qenë 1 muajshe, por tashmë rreth 2 vjec, vajza e vogël është pjesmarrëse në fjalimet e nënës së saj, madje dhe në vendimarrje.
Eurodeputetja 36-vjecare duket se e ka nën kontroll të plotë situatën dhe kur mban fjalim dhe kur voton arrin te kontrolloje plotesisht vajzen . Ronzulli ka fituar në zgjedhjet e vititi 2009 dhe është anëtare e Partisë Njerëz së lirë. Babai i Viktorias është Renato Cerioli, anëtar i po së njëjtës parti.
Cifti njohen si miq të ngushtë të Silvio Berlusconit, madje ai ka qenë dëshmitar në dasmën e tyre.
Ajo është një anëtare e komisionit të mjedisit e shëndetit dhe sigurisë së ushqimit në Strasburg. Licia ka punuar edhe si një infermiere në Milano dhe Bangladesh para se të bëhej një drejtoreshë spitali dhe më pas të hynte në politikë.
(d.b/BalkanWeb)