Matura Shtetërore 3, viti i kopjimit
Një vit jo fort i kënaqshëm për Maturën Shtetërore është ky që po kalojmë, sipas drejtorëve të shkollave të kryeqytetit dhe specialistëve të arsimit, të cilët pas rezultatit të dy provimeve të para të maturës, kanë nisur të flasin për rezultate të paarsyetueshme për nxënësit e shkollave të tyre dhe për përhapjen e kopjimit në provime, shumë herë më shumë se një vit më parë.
Duke folur për gazetën “standard”, ata shprehen se këtë vit nxënësit kanë dalë çuditërisht me nota të përafërta, duke krijuar një precedent të paparë më parë dhe që krijon shijen e mosorganizimit të Maturës Shtetërore 3. Një nga drejtorët e shkollave të mesme të kryeqytetit shkon më tej, duke deklaruar se këtë vit ka pasur standarde të shumëfishta në vlerësimin e maturantëve. “Nxënës me mesatare 5 gjatë katër viteve të shkollës dhe që në matematikë ishin gdhe, siç quhet në gjuhën popullore, i shohim që në provimin përkatës të maturës kanë notë 7 ose 8 dhe nga ana tjetër nxënës që ishin thuajse të përsosur në këtë lëndë, tashmë kanë notë të njëjtë me ngelësit. Ka pasur kopjime”, – thotë pa dashur të tregojë emrin për gazetën, një prej mësuesve të shkollës së mesme të përgjithshme “Qemal Stafa” në Tiranë.
Nota të njëjta
Ajo çka është më e habitshme në këto provime dhe që nuk ka ndodhur më parë, janë notat e njëjta që kanë nxënësit e së njëjtës shkollë, sipas specialistëve. Në këtë mënyrë, shkolla e mesme e përgjithshme “Aleks Buda” në Tiranë u vlerësua si shkolla më e dobët në rang vendi, e shumica e nxënësve (mbi 80 për qind) kishin nota 4 ose 5. Nga ana tjetër në shkollën “Petro Nini Luarasi”, e njëjta shifër nxënësish kishin nota që luhateshin rreth notës 7.
“A është e mundur që një shkollë të ketë nxënës të të njëjtit nivel?”, – pyet retorikisht një prej drejtorëve të shkollave të mesme të kryeqytetit, duke lënë të nënkuptohet se këtu kemi të bëjmë me një skandal që vendos në pikëpyetje vetë sistemin e Maturës Shtetërore, që pas dy “edicioneve” të suksesshme, për sa u përket provimeve, kësaj here, ka treguar mangësi të mëdha organizative.
I njëjti fenomen vihet re edhe nga studentët. Disa, madje, duke parë se nuk kanë çfarë të humbasin e çfarë të fitojnë kanë dërguar me dhjetëra letra në redaksitë e gazetave kryesore të vendit, ku denoncojnë kopjimin që këtë vit ka qenë masiv, sipas tyre.
“Telefonat celularë kanë qenë ndezur dhe kontrollorët bënin sikur nuk i shihnin. Të gjithë ne, maturantët, që ishim në një klasë gjatë provimit të letërsisë, kemi marrë 7 ose 8. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në klasat e tjera. Kështu që më bie të konkurrojë me të njëjtat nota në provim me të gjithë maturantët e tjerë, sepse kemi marrë të njëjtat nota”, – thotë në një prej letrave maturanti Armando Voçi.
“Më keq se kjo është se ka kontrollorë të rreptë, që nxjerrin maturantët nga klasa në çastin që bëhet lëvizja më e vogël e kokës, por ka edhe kontrollorë që e lënë kopjimin deri në fund. Kështu, një pjesë favorizohet, një pjesë ndëshkohet. Disa rezultojnë fitues pa e merituar, duke u zënë vendin të tjerëve, që edhe pse mund të mos kenë marrë nota absolute, kanë marrë atë që u takon”, – shprehen për gazetën specialistë të Drejtorisë Arsimore të Tiranës Fshat.
Brezi i shkëlqyer?
A mos kemi të bëjmë vallë këtë vit me brezin e shkëlqyer? Apo, a mos janë testet e këtij viti shumë herë më të lehta sesa një vit më parë? Këto pyetje lindin kur bën krahasimin me rezultatet e maturantëve në letërsi dhe matematikë, mes këtij viti dhe një viti më parë. Përgjigja që jep Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve është që testet janë të një niveli, edhe pse pakëz më të lehta, krahasimisht me një vit më parë.
Por, kjo nuk rezulton në arritjet e nxënësve, të cilët me sa duket kanë arritur të marrin 8-a, 9-a dhe 10-a më shumë se viti i kaluar. Verën e 2007-s, qindra protestues dilnin thuajse përditë përpara Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, duke deklaruar se nota mesatare që kishin në matematikë nuk reflektohej aspak në notën e maturës.
Këtë vit, po ndodh krejt e kundërta. Shumica e maturantëve kanë arritur të ruajnë mesataren, e në shumë raste të rrisin “aftësitë” e tyre me 1, ose 2 nota. Më konkretisht, vitin e kaluar, vetëm 10 për qind e maturantëve kishin arritur të merrnin notë më të lartë se 7, shifër kjo që është katapultuar në 30 për qind këtë vit.
E nëse mendoni se kjo do të thotë që thjesht është rritur sasia e notave në mënyrë proporcionale, gaboheni. Sepse, si vitin e kaluar edhe këtë vit, një në dhjetë maturantë ka rezultuar ngelës.
Organizimi i provimeve
Kur flitet për arsyet e kësaj situate, si stafi pedagogjik i shkollave të mesme, ashtu edhe studentët, kthejnë konkën nga organizimi i provimeve. “Këtë vit, organizimi ka qenë më i dobët, e mendoj se problemi kryesor ka qenë në rrethe”, – shprehet për “standard” një prej drejtorëve të shkollave. “Nuk di çfarë të them, unë di që në shkollën time u hapën dyert për kopjacët dhe thuajse të gjithë në klasën ku isha morën të njëjtën notë”, – shprehet Altin Azizolli, maturant. Edhe këtë vit, organizimi i provimeve të Maturës Shtetërore është kryer nga Agjencia e Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve, një institucion që varet drejtpërdrejt nga ministri i Arsimit dhe Shkencës. E ndërkohë, që procedurat e organizimit të provimeve kanë mbetur të njëjta, ankesat për këtë vit (ndonëse janë pozitive për shumicën e maturantëve që kanë notë mature më të lartë se mesatarja e katër viteve) tregojnë se diçka ka nisur të funksionojë keq mes kontrollorëve të karaktereve të ndryshme, që nuk zbatojnë në të njëjtën mënyrë rregulloren e maturës.
Tre vjet më parë, në përurimin e këtij institucioni, ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Genc Pollo, do të deklaronte se me këtë mënyrë vlerësimi të maturantëve “hiqet përfundimisht subjektivizmi i vlerësimit”, pa menduar atëherë, se subjektivizmi tashmë do të kalonte në kontrollin gjatë provimeve të maturës.
E ndërkaq, subjektivizmi, për të cilin mësuesit u akuzuan, se po rrisnin fiktivisht rezultatet e maturantëve nga katër vitet shkollore në maturë, doli kahëkundërt, pasi tashmë ndodhemi në realitet, ku maturantët marrin nota më të mira në maturë se në shkollë të mesme.
Pengesë për studentët
I gjithë ky debat që po gëlon nën tavolinë, ka një tjetër pikësynim. Maturantët tashmë janë të shqetësuar për shkak të konkurrencës fiktive, që kanë me maturantë të dobët në nota, por që kanë arritur, në një mënyrë, apo në tjetrën, të marrin nota maksimale në provimet e Maturës Shtetërore, duke siguruar në këtë mënyrë, pikë të mjaftueshme, për të lënë jashtë dyerve të universiteteve, maturantë që kanë notë mesatare, por që e meritojnë atë. Dy vitet e kaluara, ka pasur raste kur maturantë me notë mesatare 10 dhe me nota në provimet e maturës mbi 7 të mos gjejnë një vend në universitete. E sipas specialistëve, në mënyrën se si janë kryer sivjet provimet, ankesat do të shtohen edhe më shumë.