Anomalia, radhë në pjesën greke të doganës së Kakavijës
U është dashur të presin në radhë për orë e orë të tëra, pasi në palën greke të doganës punonte vetëm një sportel në dalje. Një gjë e tillë ka bërë që radha e automjeteve të emigrantëve shqiptarë, që kthehen në atdhe për pushimet e verës, të kalojë 1 kilometër, ndërsa nuk kanë munguar dhe vonesat në procedurat e vulosjes së pasaportave. Anomalia e radhës në doganën e Kakavijës është shënuar një ditë më parë, kur rreth 2.000 emigrantë kanë duruar temperaturat e larta të motit të nxehtë. Gjithçka është përmirësuar vetëm në orët e pasdites, kur pas kontakteve mes autoriteteve përkatëse, puna ka rifilluar normalisht me të gjitha kapacitetet e sporteleve të vëna në dispozicion dhe situata është përmirësuar. Problemet janë konfirmuar dhe nga autoritetet tona policore, sipas të cilave, deri në mesditë, në Kakavijë kanë qenë rreth 1.700 persona dhe 6 autobusë, të cilëve u është dashur të qëndrojnë në radhë deri sa të bëheshin procedurat e nevojshme për vulosjen e dokumenteve. Problemet më të shumta janë shënuar në orët e para të mëngjesit, kohë kur mësohet se ka qenë edhe fluksi më i madh i emigrantëve, të cilët kanë dashur t’i shpëtojnë vapës dhe temperaturave të larta. Dogana greke tashmë është duke punuar me 4 sportele gjithsej, 2 në hyrje dhe dy në dalje. Ndërkohë që pala shqiptare punon me 6 sportele, 3 në hyrje dhe 3 në dalje.
Të paktën gjashtë autobusë me udhëtarë të linjës ndërkombëtare Greqi-Shqipëri, qëndruan për orë të tëra në të gdhirë të ditës së djeshme në anën greke të doganës së Kakavijës (Gjirokastër), në pritje për të hyrë në tokën shqiptare. Nga ana e tij, zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit për Qarkun e Gjirokastrës, Gentian Mullai, u shpreh për këtë se "shkak për këtë anomali në doganën greke ishte mosfunksionimi me kapacitet të plotë i sporteleve". Sipas tij, mëngjesin e sotëm kontrolli i pasaportave dhe autobusëve është kryer vetëm nga një nëpunës. Sipas Mullait, "autoritetet shqiptare kontaktuan me palën greke dhe pas orës 07:00 gjithçka u normalizua, ndërsa kjo anomali nuk ka aspak lidhje me fluksin e emigrantëve shqiptarë". Gjatë 12 orëve të fundit në pikëkalimin kufitar të Kakavijës është regjistruar hyrja e rreth 1.500 emigrantëve. Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës përfshin dy stacione kufitare Kakavijë (Gjirokastër) dhe "Tre Urat" (Përmet).
Në Durrës
Gatishmëri maksimale për fluksin e emigrantëve
Masa konkrete për të pritur fluksin e emigrantëve dhe automjeteve nga portet italiane, rrugë të asfaltuara dhe korrektesë në shërbim. Ky ka qenë refreni i ditës në gjithë sipërfaqen portuale dhe strukturat e tij në këto ditë të nxehta vere. Porti detar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë dhe Doganën e Durrësit kanë rritur masat për pritjen pa probleme të fluksit të emigrantëve që do të nisë pas datës 15 korrik. Një gjë e tillë është bërë e ditur një ditë më parë nga autoritetet portale, sipas të cilave, edhe pak ditë na ndajnë nga vënia në punë e një objekti të ri në terminalin e trageteve, i cili do të shërbejë për pritjen dhe përcjelljen e udhëtarëve të trageteve në portin kryesor të vendit. APD (Autoriteti Portual Durrës) është në përfundim të një projekti në sheshin e trageteve në portin detar, i cili nisi rreth dy muaj më parë. Ky projekt, konsiston në ndërtimin e një godine me elementë parafabrikatë, në të cilën janë instaluar sallat e përpunimit të pasagjerëve. Ndryshe nga më parë, veç përpunimit të pasagjerëve, si në zbarkime, ashtu dhe në imbarkime, objekti i ri është pajisur edhe me mjedise, në të cilat pasagjerët do të kenë mundësi që të qëndrojnë në një sallë pritjeje dhe jo në natyrë, të ekspozuar ndaj të ftohtit, shirave dhe motit të nxehtë. Një masë e tillë është marrë pasi nga eksperienca e deritanishme ka mjaft raste kur tragetet krijojnë vonesa për shkak të motit të keq apo edhe në sezonet e pikut, siç është sezoni veror apo ai i dimrit. Të gjitha mjediset janë të pajisura me kondicionerë, të cilët janë të lidhur edhe me gjeneratorë, në mënyrë që të funksionojnë pa reshtur.
A.Ajazi