E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, e 27-a në botë për mbrojtjen e mjedisit

Mund të duket e habitshme, por politikat mjedisore po japin efekt në Shqipëri. Kjo, të paktën, sipas një prej indekseve më të referuara në botë, Indeksit të Performancës Mjedisore (Enviromental Preformance Index), që hartohet në mënyrë periodike nga Universiteti i Kembrixhit dhe ai i Jeillit. Në këtë mënyrë, Shqipëria listohet në vendin e 27-të në botë, duke lënë pas, të gjitha vendet fqinje dhe shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian

Renditja

Shqipëria është renditur në vendin e 27-të me 84 pikë nga 100 të mundshme, duke barazuar me Danimarkën dhe Malajzinë. Me vetëm 0.2 pikë më shumë se vendi ynë janë vlerësuar Italia dhe Hungaria, ndërkohë që renditjen e vijon Rusia Kili dhe Spanja. Për nga vendet e rajonit vetëm Sllovenia dhe Kroacia gjenden në një pozicion më të mirë, duke zaptuar vendin e 15 dhe 20 përkatësisht. Ndërkohë, që vendet që na kufizojnë, janë në distancë nga ne. Kështu, Greqia renditet në vendin e 44-t dhe Maqedonia në vendin e 74-t.

Shqipëria është renditur më lartë se shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat ndonëse kanë si qëllim të përbashkët mbrojtjen e mjedisit, sipas rezultateve të këtij indeksi, rezulton se nuk ia kanë arritur. Më keq nga vendet e BE-së gjendet Rumania, e cila nuk ka arritur të shkojë më shumë se vendi i 84-të.

Vendi që ka mbrojtjen më të mirë të mjedisit në botë, sipas këtij indeksi është Zvicra, e cila ka marrë 95.5 pikë nga 100 pikët maksimale, duke u kthyer në këtë mënyrë, në parajsën botërore mjedisore. Pas Zvicrës renditen me radhë vendet nordike, Suedi, Norvegji dhe Finlandë, të cilat kanë përkatësisht vendin e dytë të tretë dhe të katërt. Të vetmin përjashtim bën Danimarka, e cila renditet e 25-a.

Fundin e renditjes e kanë zaptuar vendet afrikane, të cilat me sa duket janë më të paaftat në mbrojtjen e mjedisit. Kështu, klasifikimin e mbyll Nigeri me vetëm 39.1 pikë, ndërsa pak më lartë se ajo janë Angola, Sierra Leone, Mauritania dhe Mali.

Indeksi

Indeksi i Performancës Mjedisore, ose EPI, është një indeks që zhvillohet në mënyrë periodike nga bashkëpunimi i dy prej universiteteve më prestigjioze në botë, Universiteti i Jeillit dhe ai i Kembrixhit. Në shumicën e konferencave mjedisore, ky është indeksi i vetëm i referuar, duke u shndërruar në këtë mënyrë në materialin e dorës së parë për veprimtarinë mjedisore të shteteve. Indeksi mbështetet dhe merret si baza e vetme e të dhënave nga dy institucione të rëndësishme botërore: Forumi Ekonomik Botëror dhe Komisioni Evropian.

Indeksi krijohet nga një formulë e ndërlikuar ku merren parasysh një sërë faktorësh. Dy pjesët kryesore të faktorëve kanë të bëjnë me shëndetin mjedisor dhe me gjallërinë e ekosistemeve. Kryesisht, në indeksi bazohet mbi produktivitetin e politikave mjedisore në një shtet të caktuar.

Nr. Shteti Pikët

1 Zvicër 95.5

2 Suedi 93.1

3 Norvegji 93.1

4 Finlandë 91.4

5 Kosta Rika 90.5

6 Austria 89.4

7 Zelanda e Re 88.9

8 Letonia 88.8

9 Kolumbia 88.3

10 Franca 87.8

11 Islanda 87.6

12 Kanada 86.6

13 Gjermani 86.3

14 Mbretëria e Bashkuar 86.3

15 Sllovenia 86.3

16 Lituania 86.2

17 Sllovakia 86.0

18 Portugalia 85.8

19 Estonia 85.2

20 Kroacia 84.6

21 Japonia 84.5

22 Ekuadori 84.4

23 Hungaria 84.2

24 Italia 84.2

25 Danimarka 84.0

26 Malajzia 84.0

27 Shqipëria 84.0

28 Rusia 83.9

29 Kili 83.4

30 Spanja 83.1

31 Luksemburgu 83.1

32 Panamaja 83.1

33 Republika Dominikane 83.0

34 Irlanda 82.7

35 Brazili 82.7

36 Uruguai 82.3

37 Gjeorgjia 82.2

38 Argjentina 81.8

39 SHBA 81.0

40 Tajvani 80.8

41 Kuba 80.7

42 Polonia 80.5

43 Bjellorusia 80.5

44 Greqia 80.2

45 Venezuela 80.0

46 Australia 79.8

47 Meksika 79.8

48 Bosnja&Hercegovina 79.7

49 Izraeli 79.6

50 Sri Lanka 79.5

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›