I nxehti afrikan vazhdon, dyndje në spitale
I nxehti që ka pushtuar ditët e fundit vendin tonë dhe të gjithë rajonin do të vazhdojë edhe për të paktën dy javë të tjera, sipas Shërbimit Meteorologjik të Forcave të Armatosura, duke shkaktuar shqetësim, sidomos për fëmijët dhe moshën e tretë. Vetëm dje, në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë paraqitur për shkak të sëmundjeve stinore rreth 500 pacientë, që kanë kërkuar ndihmën e mjekëve.
300 fëmijë në pediatri
Vetëm në 24 orët e fundit në urgjencën e pediatrisë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë kanë kërkuar ndihmën mjekësore rreth 300 fëmijë, sipas mjekëve të këtij reparti. Ndërkohë, në urgjencën e infektivit çdo ditë paraqiten mbi 60 raste të personave të sëmurë. Sakaq, gjatë gjithë ditës së djeshme, në këtë spital, kanë kërkuar ndihmë urgjente rreth 500 persona.
Problemi bëhet edhe më i madh në këto ditë, pasi në QSUT mungojnë medikamentet, si pasojë e mostenderimit të tyre, çka ka shkaktuar vështirësi edhe për mjekët e spitalit më të madh në vend. Bluzat e bardha tregojnë se shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të stinës janë virozat dhe helmimet të cilat japin çrregullime të aparatit tretës, por barnat për të kuruar këto sëmundje, duhet të gjenden nga vetë pacientët, pasi QSUT nuk është në gjendje t’ua ofroj falas ato.
Edhe dy javë vapë
Shërbimi Meteorologjik i Forcave Ajrore të Shqipërisë bën të ditur se gjatë gjithë kësaj periudhe vendi ynë do të ndikohet nga vlera të presionit atmosferik të mesëm. Kjo do të thotë se masat ajrore që qarkullojnë do të jenë të nxehta dhe relativisht të thata, ndërkohë që temperaturat do të vijojnë të jenë të larta. Moti do të jetë me kthjellime dhe i nxehte, me ndonjë vranësirë të vogël kryesisht në zonat malore të vendit.
I nxehti afrikan ka shkaktuar mjaft shqetësime në shëndetin e fëmijëve dhe të moshuarve. Temperaturat e larta të kësaj periudhe, sipas specialistëve nuk janë normale dhe janë më të lartat e dy viteve të fundit. Pritet, që temperaturat të bien paksa rreth pesëmbëdhjetëditëshit të dytë të korrikut.