E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestojnë banorët e Vorës: Rezidenca qeveritare ka zaptuar tokat tona

Pronarët e truallit të zonës pranë rezidencave qeveritare në Vlorë kanë protestuar sot në Tiranë, përpara Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Banorët pretendojnë se janë pronarë të këtyre tokave, madje kanë dhe leje ndërtimi për objektet. Prej afro një viti, një sipërfaqe prej rreth 1.5 ha është shndërruar në mollë sherri, mes një grupi banorësh që pretendojnë pronësinë, madje kanë dhe leje ndërtimi për këto objekte në këtë zonë, dhe Gardës së Republikës e cila pretendon se kjo sipërfaqe toke është brenda hapësirave të rezidencave qeveritare në Vlore. Ata kanë takuar në Tiranë, drejtues të drejtorisë së shërbimeve qeveritare, por prej tyre nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Forcat e Gardës së Republikës, rreth një vit më parë nxorën forcërisht banorët nga këto hapësira, ndërsa këta të fundit paraqesin dokumente që u jep të drejtën e pronësisë që nga viti 1917 si dhe leje për ndërtimin e tre objekteve të fituara që prej vitit 1999. Banorët e Vorës, të cilët pretendojnë që janë pronarë të tokës të zënë nga rezidenca qeveritare, pasi nuk kanë rënë në një marrëveshje me instancat shtetërore, kanë vendosur të protestojë për të drejtat e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›