E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, ngrihet komisioni për dëftesat e nxënësve nga jashtë

• Ngrihet komisioni i posaçëm për ekuivalentimin e kërkesave të nxënësve që kanë kryer shkollat e mesme jashtë dhe duan të nisin në vend universitetin.zirina llambro"Ky komision kryesohet nga drejtori i Kurrikulave në MASH. Të gjithë kandidatët të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë shtetit duhet të paraqesin kërkesën për ekuivalentim pranë këtij komisioni në Drejtorinë e Kurrikulës në MASH deri më 15 prill", sqaroi dje zëdhënësja e Ministrisë. Maturantët, që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe nuk kanë dhënë provime ekuivalente me ato të Maturës Shtetërore duhet t'i nënshtrohen provimeve me zgjedhje për t'u pranuar në universitetet tona. Ministria e Arsimit ka përcaktuar kriteret që duhet të plotësojnë këta nxënës për të nisur arsimin e lartë në Shqipëri. "Komisioni, pasi njeh vlefshmërinë e dëftesës shkollore, përcakton mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur nëse provimet e dhëna që figurojnë në këtë dëftesë janë ekuivalente me Maturën Shtetërore", thuhet në rregullore. Sipas saj, për nxënësit për të cilët vlerësohet se dokumentet shkollore nuk dëshmojnë për dhënien e provimeve ekuivalente me Maturën Shtetërore, komisioni përllogarit notën mesatare të viteve të shkollimit dhe notat e provimeve të detyruara D1 dhe D2. "Këto nota komisioni ia përcjell zyrtarisht KMSH-së DAR/ZA-ve, ku nxënësi ka vendbanimin, deri në datën 30 prill 2007. Sipas MASH, maturantët që mbarojnë jashtë duhet të respektojnë afatet e vendosura prej saj. Për të aplikuar ata duhet të kenë me vete: Kërkesën me shkrim për të vazhduar shkollën e lartë publike në Shqipëri, dëftesën origjinale me notat e mbarimit të shkollës së mesme, të përkthyera dhe të noterizuara, si dhe pasaportën ose certifikatën e lindjes. Kjo e fundit duhet të jetë me fotografi.Dokumentet dhe afatet1.     Kërkesën me shkrim për të vazhduar shkollën e lartë publike.2.     Dëftesën origjinale me notat e mbarimit të shkollës së mesme, të përkthyera dhe të noterizuara.3.     Pasaportë ose certifikatë lindjeje me fotografi.4.     Paraqitja e dokumenteve bëhet nga data 1 deri më 15 prill 2008.5.     Maturantët duhet të plotësojnë formularin A1 brenda datës 10 mars.6.     Duhet të plotësojnë formularin A2 brenda datës 30 qershor.7.     Formularët e plotësuar do të dorëzohen nëpër shkolla.8.    Drejtoria Rajonale dhe komisioni i Maturës Shtetërore cakton shkollën ku do të japë provimet dhe do të dorëzojë formularët aplikanti.9.     Drejtuesit e shkollës dërgojnë zyrtarisht të dhënat e maturantëve dhe formularët e plotësuar në AVA, brenda datës 5 maj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›