E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura,30% e kandidatëve janë para 2008

 

Plot 30 % e kandidatëve, që do konkurrojnë në universitete nuk i përkasin maturës së këtij viti. Të dhënat vijnë nga Agjencia e Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve. Sipas drejtuesve të saj  kërkesat e atyre që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2008, e që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në vitin e ardhshëm akademik janë më të lartat në këto tre vitet e fundit. “Aktualisht, po zbardhen detajet e plotësuara në formularët e caktimit të lëndëve me zgjedhje, nga ku rezulton se jo pak, por 30 për qind e të interesuarve, rifuten sërish në garën e provimeve për pranimet në universitet”, ka deklaruar drejtori i AVA-s, Alfons Harizaj. Pas mbledhjes së të dhënave të depozituara nga të gjitha drejtoritë arsimore të vendit, rezulton se rreth 47 mijë maturantë kanë aplikuar për ndjekjen e studimeve të larta për vitin e ardhshëm akademik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›