E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura,formula e pikëve për shkollat profesionale



Për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, 5 komponentët e Maturës Shtetërore do të kenë të njëjtën peshë në përcaktimin e rezultatit final. Me pikët e grumbulluara, ata do të garojnë për në universitet. Mesatarja e shkollës së mesme, si dhe notat e katër provimeve (dy lëndët me zgjedhje dhe dy lëndët e detyruara), do të vlerësohen secila me 20 për qind të totalit të përgjithshëm të pikëve të rezultatit final, që mbledh secili prej maturantëve. Nga ky rregull, përjashtim do të bëjnë nxënësit që kanë ndjekur shkollat e ndryshme profesionale. Për ata të udhëzimi mbi masën e zhvillimit të provimeve përcakton që rëndësia e notave të arritura në dy provimet e detyruara është e ndryshme për secilin profil. Në shkollat profesionale, Letërsia 15 për qind dhe Matematika 25 për qind të rezultatit final. Në shkollat social-kulturore: Letërsia dhe Gjuha shqipe 25 për qind dhe Matematika 15 për qind. Në shkollat pedagogjike: Letërsia dhe Gjuha shqipe 20 për qind dhe Matematika 20 për qind. Notat e dy provimeve të detyruara do të hidhen në Dëftesën e Pjekurisë, që do të lëshohet për zyrtarizmin e mbarimit të shkollës së mesme. Një rol të rëndësishëm në mbledhjen e sa më shumë pikëve luajnë koeficientët e llojit të shkollës dhe ato të përcaktuara për lëndët me zgjedhje. Nga sa përcakton rregullorja e maturës, mundësia për të mbledhur më shumë pikë krijohet jo vetëm nga zgjedhja e programeve të afërta të studimit (të ngjashme me profilin e shkollës së mesme), por edhe nga lloji i koeficientit. Për rastet kur kandidatët do të japin si provim me zgjedhje lëndë që janë të ngjashme me profilin e ndjekur gjatë shkollës së mesme. Pra një kandidat që ka mbaruar profilin shoqëror dhe zgjedh degë të po këtij profili, do të ketë koeficient më të lartë në përllogaritje, sesa po të zgjidhte si programe studimi ato të profilit natyror. Njëkohësisht edhe në provimet e 2010-ës përcaktohet se maturantët do të shpallen fitues, vetëm nëse kanë mbledhur pikët e nevojshme në preferencën më të lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›