Vdes në aksident gruaja shqiptare me gjithë djalin
MODENA – Një grua 37-vjeçe nga Shqipëria gjeti vdekjen dje në një aksident të rëndë automobilistik në Itali bashkë me djalin e saj 10-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme kur makina në të cilën ndodhej 37-vjeçarja nga Shqipëria bashkë me djalin e saj, një “Citroen” u përplas me një automjet të drejtuar nga një shtetas italian. Dy makinat po lëviznin në drejtime të kundërta në momentin kur ndodhi aksidenti. Sipas policisë, dy shtetasit italianë që ndodheshin në makinën tjetër u plagosën lehtë por pa rrezik për jetën. Autoritetet italiane nuk dhanë detaje mbi shkaqet e aksidentit ndërkohë që identiteti i viktimave nuk u bë publik.