Maturantët e vjetër, koeficientet për tu pranuar në universitet
20/05/2009 Studimet e larta për vitin akademik 2009–2010
Pohohet të jetë i lartë numri i kandidatëve që do të garojnë për studimet e larta pa u futur në provimet me zgjedhje
Përzgjedhja e kandidatëve fitues për ndjekjen e studimeve të larta për 2009–2010-n do të diferencohet në bazë të viteve se kur aplikuesi ka mbaruar shkollën e mesme. Ndryshimet e bëra në rregulloren e provimeve të maturës për vitin e ardhshëm akademik kanë përcaktuar se maturantët e para 2009-s mund të rifuten sërish në garën e konkurrimeve, por pa qenë të detyruar që të rijapin sërish provimet e lëndëve me zgjedhje gjatë muajit korrik. Për këtë kategori në rregullore thuhet se mund ti mbartin rezultatet për secilën lëndë të dhënë provim gjatë maturave të kaluara. “Për të gjithë nxënësit që në vitet shkollore 2005–2008 dhanë provimet me zgjedhje, por nuk janë regjistruar në asnjë fakultet, rezultatet e arritura nga nxënësi në provimet me zgjedhje të këtyre viteve mund të ruhen edhe në rastin kur nxënësi ka marrë vlerësim kalues vetëm njërin nga provimet me zgjedhje (përveç rasteve kur nxënësi kërkon ta rijapë lëndën)”. Kështu, nëse nxënësi kërkon ti ruhet rezultati i mëparshëm, në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë–preferencë për këtë lëndë merret koeficienti që lënda ka pasur në vitin që është dhënë dhe jo ato të miratuara gjatë 2009-s. Në rast se nxënësi e ka dhënë më shumë se një herë një lëndë të caktuar në provimet me zgjedhje dhe kërkon ti njihet rezultati i saj, do t’i njihet rezultati i arritur në vitin e fundit, kur e ka dhënë lëndën. Po e njëjta procedurë do të ndiqet dhe për koeficientët e shkollave të mesme, ku do të aplikohen ato të vitit të shkuar gjatë procesit të përllogaritjes. Aktualisht Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve po merret e detajimin e listave të kandidatëve që do të hyjnë në garën e pranimeve në universitete me rezultate të mbartura. Burime pranë AVA-së bëjnë të ditur se janë të shumtë konkurruesit që kanë kërkuar t’u ruhet rezultati (në total pohohet të jenë rreth 30 për qind e maturantëve që kanë plotësuar formularin për provimet e maturës së këtij viti). Ndërkohë që në rang vendi pohohet se janë rreth 47 mijë aplikime për provimet e maturës shtetërore.
*Lista e plotë e koeficentëve është e botuar në numrin e sotëm të "Metropol"