Maturantët, edhe “pa diplomë” në konkursin e Shkollës së Policisë
Mund të paraqesin vërtetim notash me fotografi të konfirmuar nga Drejtoria Arsimore. Afati i regjistrimit deri më 25 qershor, pranë çdo Drejtorie të Policisë
Luan Kondi
Tiranë – Maturantët që kanë pasion policinë tashmë do ta kenë mundësinë për t’u regjistruar në konkursin e pranimit në Akademinë e uniformave blu. Në një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ftohen maturantët të aplikojnë për të ndjekur studimet pranë Shkollës së Policisë për “Patrullën e Përgjithshme”, koncept amerikan i aplikuar së fundi në Policinë e Shtetit.
Kushtet
Kushdo që mbaron maturën këtë vit ka të drejtë të aplikojnë në procesin e pranimit të kandidatëve të rinj për të ndjekur studimet pranë Shkollës së Policisë. Madje, për shkak se maturantët nuk e kanë marrë ende diplomën, kusht bazë dokumentar për regjistrim, atyre iu bëhet favor pasi mund të paraqiten me vërtetim notash me fotografi dhe të konfirmuar nga Drejtoria Arsimore. Vetëm se në momentin e marrjes se diplomës të regjistruarit duhet ta paraqesin atë pranë zyrës së personelit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, në të kundërt nuk do të lejohen të vazhdojnë konkurrimin, edhe nëse janë fitues. Konfirmohet gjithashtu se afati i regjistrimit është deri në datën 25 të këtij muaji dhe bëhet në çdo drejtori të Policisë në qarqe.
Dokumentet
Për t’u regjistruar, përveç diplomës së shkollës së mesme apo vërtetim notash me fotografi dhe të konfirmuar nga Drejtoria Arsimore, duhet të paraqesin edhe formularin e plotësuar të aplikimit, të përcaktuar nga struktura qendrore e personelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, fotokopje të pasaportës ose certifikatë lindje me fotografi. Kërkuesit i duhet edhe dëshmia e penalitetit, fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B. Konkurrimi me shkrim do të bëhet më 10 korrik 2008 në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në orën 08:00. Kuota e pranimit në Shkollën e Policisë do të jetë 150 persona. Sipas kushteve të përcaktuara, trajnimit u nënshtrohen aplikantët fitues dhe në të futen trajnimi policor bazë 20-javor pranë Akademisë së Policisë “Arben Zylyftari”. Gjatë trajnimit bazë policor aplikantët do të trajnohen për të përmbushur të gjitha detyrat e një punonjësi policie, duke përfshirë patrullimin parandalues, hetimin paraprak të krimeve, kontrollin dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, policimin në komunitet dhe zbatimin e strategjive bashkëkohore të zbatimit të ligjit. Ky trajnim do të ndiqet nga një trajnim 20-javor në terren, gjatë të cilit punonjësit e policisë do të zhvillojnë dhe përmirësojnë aftësitë e marra në shkollën policore.
Procedurat e aplikimit
Procedura e aplikimit për punonjësit e Policisë fillon kur kandidati plotëson formularët e aplikimit dhe i dorëzon ato bashkë me dokumentet e kërkuara në Drejtorinë e Policisë së Qarkut. Me marrjen e formularit të plotësuar, Drejtoria e Policisë së Qarkut i lëshon aplikantit një
dokument që vërteton marrjen e aplikimit.
Drejtoritë e Policisë në qarqe përgjigjen për dërgimin e formularëve të plotësuar të aplikimit në Sektorin e Pranimit në strukturën qendrore të personelit, në vijim Sektori i Pranimit.
Procedurat e testimit
Aplikantët e përzgjedhur për të vazhduar procesin e pranimit u nënshtrohen procedurës së testimit sipas rendit të mëposhtëm:
a) Testi me shkrim
b) Testi i aftësive fizike
c) Intervista me gojë
ç) Kontrolli mjekësor
d) Marrja e shenjave të gishtave
dh)Kontrolli psikologjik
e) Verifikimi i aplikantit
13 Qershor 2008