E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kërkon 45 ditë burg për Arben Isufajn



TIRANË - Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë 45 ditë burg për shtetasin Arben Isufaj, i cili u arrestua dy ditë më parë në Tiranë. Burime të sigurta nga organi i Akuzës konfirmuan se në materialet referuar gjykatës, kërkohet masa e sigurimit “arrest me 45 ditë burg” për 37-vjeçarin Arben Isufaj, nga Fieri, i cili njihej me pseudonimin “Ben Qimja”. Prokuroria e Tiranës i ka dorëzuar dje në Gjykatën e Shkallës së Parë kërkesën për vlerësimin e urdhër-ndalimit për shtetasin Arben Isufaj, i cili dyshohet se është implikuar në vrasjen e shtetasit Pirro Koçiu, më 12 gusht të vitit 2002, në Tiranë. Të njëjtat burime saktësuan se Arben Isufaj, Fatlum Kadiu dhe Erion Danaj, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë për hakmarrje shtetasin Pirro Koçiu, më 12 gusht të vitit 2002 në Tiranë.

13 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›