Maturantët i thonë lamtumirë gjimnazit me "miell dhe vezë"
U kanë dhënë fund katër viteve të gjimnazit, por jo çapkënllëqeve. Mëngjesi i djeshëm ka mbledhur fluturimthi, pa asnjë vonesë a mungesë, të rinjtë e gjimnazeve të kryeqytetit. Të paktën me këtë ritëm dhe dëshirë janë grumbulluar në "parkingjet" e këtyre viteve, adoleshentët, që edhe për katër provime do t‘i thonë lamtumirë viteve të arta të shkollës së mesme. Adeti i fundit duhet kryer: "Beteja e vezëve dhe e miellit", apo "byreku gjimnazist". Kjo traditë, disavjeçare tashmë, ndonëse e huazuar e të mesmeve tona, ka çoroditur paraditet e qeta të oborreve shkollore.
"Më vjen shumë keq që shkolla mbaroi, më shumë për shoqërinë që kam pasur në gjimnaz. Por prapë do ta ruajmë miqësinë edhe më vonë, të paktën ne që do të rrimë në Tiranë dhe nuk do të ikim jashtë për studime". Është ky përjetimi i Irisit, maturante te "Sami Frashëri". Flokët i janë ngatërruar keqas dhe nëpër gushë i rrjedh akoma lëngu i verdhë i disa vezëve të thyera, shenjë "përshëndetjeje" e ardhur vetëtimthi nga shokët e klasës.
Të njëjtën pamje kanë thuajse të gjithë maturantët e shkollave të mesme të kryeqytetit: Flokë të zbardhur nga mielli, rroba të lyera me vezë dhe duart që më kot rreken të fshijnë të paktën sytë, që të mund të orientohen në oborret e shkollave, që dje janë shndërruar në territore lufte. Festës nuk u kanë munguar as vështrimet kureshtare dhe të habitura të njerëzve, që kanë rastisur duke bërë sehir, pranë kangjellave rrethuese të shkollave.
Kjo është mënyra e tyre për t‘u dhënë lamtumirën këtyre viteve shkollore, duke qëlluar "me miell, për fat dhe me vezë, për shenjë", siç shprehet Oriana, gjimnazistja që jo pak herë bëhet objekt ngacmimesh dhe tabelë qitjeje prej shtatlartësisë së theksuar. Mësuesit nuk duken gjëkundi në oborr. Topat e miellit që fluturojnë sa nga njëri krah në tjetrin, përplasen vrullshëm herë në një kokë ngjyrëgështenjë të zbardhur tashmë e herë në një tjetër biondinë. E duket se kjo është një arsye shumë e fortë që "tutorët" shkollorë të rrinë larg, të paktën për ndonjë orë, sa të mbarojnë furnizimet e nxënësve.
"Është dita e tyre, le të gëzojnë se nuk vjen më kjo moshë. Nuk janë aq të mbarë, por edhe ne kemi pasur tonat", shprehet njëra nga mësueset e letërsisë te "Samiu". Ajo shton më tej se kanë kohë të stresohen. Datat e provimeve të maturës po afrojnë. Pas tyre vjen edhe data e provimeve me zgjedhje, detyrim i patolerueshëm për t‘u hedhur më pas në auditorë universitetesh. Aty vezët dhe mielli do të harrohen, për t‘ua lënë vendin të tjera kënaqësive.
Duket se ata që janë treguar më të kursyer, apo më të rreptë në këtë fund mature për gjimnazistët kryeqytetas kanë qenë drejtuesit e "Çajupit". Në mënyrë kategorike është ndaluar përdorimi i vezëve. Ndoshta çmimet e rritura të kësaj periudhe kanë dhënë rezultatin e tyre edhe në shkollë. Të pakënaqur fillimisht, por, gjithsesi, të ngrohur nga ideja e festës së luftës me miell, maturantët e fundit të "Çajupit" kanë shastisur jo vetëm kalimtarët e rastit buzë rrugës, por edhe banorët e lagjes. Një pjesë e tyre, gjithsesi, duket se kanë fituar imunitet nga kjo lojë "harbimi" në fund të shkollës nga të rinjtë.
"Këta nuk përmbahen fare, po mësuesit çfarë bëjnë? Po punë për t‘u bërë janë këto", shprehet një mesogrua, që në kujtesën e saj duket se nuk ruan ngjarje të këtilla, dikur tabu.
Por konflikti i brezave është e fundit gjë, që mund t‘u shkojë tashmë ndër mend adoleshentëve, që me adrenalinën lart fluturojnë nëpër oborr, sikur të duan ta mbajnë atë fort për vete edhe për ca kohë, apo t‘i shtojnë edhe më bëmat e ditëve të gjimnazit.
...
Eh këta të rinjtë… dhe rruga zgjatet, duke tjerrë ato "fijet e arta" të fshehura diku andej, në ndonjë kënd plot pluhur të kujtesës. Një grusht miell fluturon përpara këmbëve të një plaku flokëbardhë dhe ai qesh e me zor ngre dorën për të përshëndetur. Duket i lumtur në këtë çast.