PDK: Ndryshimet në qeveri nën shantazhin e Gërdecit
Partia Demokristiane ka reaguar për herë të parë pas ndryshimeve në qeveri ku ministër i Shëndetësisë, njëherësh kryetar i kësaj partie, Nard Ndoka është lënë jashtë kabinetit.
Pas një mbledhje me dyer të mbyllura të kryesisë së PDK-së, kjo e fundit shprehet se, ndryshimet në qeveri u bënë nën shantazhin e Gërdecit, duke rikthyer në kabinet ata që e shkaktuan këtë tragjedi dhe duke lënë jashtë saj, ata që u kujdesën për ta shëruar. Gjithsesi demokristianët do të vazhdojnë të jenë pjesë e koalicionit të djathtë. "Kryesia e PDK-së gjykon se, ndryshimet e fundit në qeveri u bënë nën shantazhin e Gërdecit. Ndryshimet e fundit sjellin në qeveri shkaktarët e tragjedisë së rëndë Gërdecit, ndërkohë lënë jashtë qeverisjes ata që shëruan plagët e shkaktuara nga kjo tragjedi e rëndë, e cila pritet të zbardhet nga drejtësia, duke vënë para përgjegjësisë ligjore fajtorët", thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj partie. "Do jemi pjesë e mazhorancës, pasi jemi për bashkëpunim dhe jo ura ndarëse", ka vlerësuar kreu i demokristianëve në një prononcim për mediat. PDK pret që kreu i qeverisë të zbatojë kontratën që ka me këtë forcë të nënshkruar rreth një vit e gjysmë më parë mes Kryeministrit Berisha dhe Nard Ndokës për marrjen e një posti ministror nga kjo parti. "Kryesia e PDK-së shprehu gjithashtu, shqetësimin e saj për largimin nga qeveria të të vetmit ministër që vinte nga shtresa e ish-të persekutuarve, ndërkohë që mbahen në qeverisje përfaqësues politikë të partive të ekstremit të majtë, ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, apo pinjollë përsekutorësh të njohur e të denoncuar publikisht", thuhet më tej në njoftimin për shtyp. Gjithashtu sipas PDK-së, pas këtyre ndryshimeve në qeveri, ky ekzekutiv bëhet i vetmi në Evropë përveç Turqisë, që nuk ka si pjesë të tij një ministër të besimit katolik.